
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale ka treguar detaje nga takimi, ku është shprehur se i ka kërkuar Ramës që të ndihmojë Kosovën në tejkalimin e krizave të saj dhe për rrugën e integrimit.
Haradinaj takimin e sotëm me Ramën e quan vëllazëror.
"Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.", shprehet Haradinaj.
Kujtojmë që pak ditë më parë, kryeministri Rama i doli në mbrojtje liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për një video të publikuar, ku ky i fundit shfaqet duke trokitur gotat me deputetët e Listës Serbe.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se është e neveritshme të sulmohet për këtë Haradinaj, kur të gjithë e dinë shumë mirë se ai ka luftuar me serbët, madje ka varrosur edhe familjarët e tij./CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij jash...
Nënkryetari i PD-së së "Vulës", Enekelejd Alibeaj u ta...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se PD do të...
Pas bllokimit të Kuvendit nga opozita dhe shtyrjes së sean...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka moh...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bldei...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Pas tensioneve të krijuara nga opozita në nisje të sea...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të mbajë fjalime në Ku...
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj Ermonel...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka folur për gazetarë...
Deputetët e opozitës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm punim...
Me tensione dhe debate ka nisur seanca e sotme planare. De...
Opozita ka “marrë në dorë” Kuvendin, duke përmbysur ka...
Kjo seancë parlamentare pritet të ketë tensione. Opozi...
Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbnrëmjen e...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli me tone të ashpra n...
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka mbajti këtë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...