Drejtorët në burg/ Protestë para bashkisë, kërkohet dorëheqja e Veliajt
Ditën e sotme në orën 11:00 qytetarët dhe opozita do t...

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Konkretisht, ditën e premte në orën 8:30, Kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L'Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjioze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit. Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dyja vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.
Të premten, në orën 12:30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13:00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron me të cilin do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp.
Më pas, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.
Në orën 14:45, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.
Agjenda do të vijojë në orën 16:00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri–CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.
Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni./CNA
Ditën e sotme në orën 11:00 qytetarët dhe opozita do t...
Lideri demokrat, Sali Berisha i është drejtuar demokra...
Ish-kryeministri Sali Berisha në daljen e tij mbrëmjen...
Ndonëse në të gjithë librat e shenjtë shkruhet se bamirësi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ndonëse kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën e ...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për qarkun e...
Gazetari Robert Papa ka folur këtë të mërkurë për ish-...
Gazetari Robert Papa i ka cilësuar qeverinë e Edi Ramë...
Sot, Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për mediat p...
Një nga moralistët dhe ish-kritikët më të mëdhenj të L...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet...
Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar raporti i...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Deputeti i Partisë Demokratike (nënkryetar i Rithemelimit)...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ish-kryeministri Sali Berisha në daljen e tij të radhë...
Lulzim Basha ka kaluar në delir, teksa është pyetur pë...
Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncens...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...