Qëndrimet për sistemin e drejtësisë/ Berisha: PD nuk do t'i bashkojë votat me Edi Ramën
Sot u mbajt mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demok...

Kryeministri Edi Rama sot ka folur me gjuhën e ish krahut të tij të djathtë, ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga drejtësia.
Pas bërjes publike të akuzave ndaj tij Ahmetaj e quajti një bashkëpunim të politikës, mediave të inceneratorëve dhe SPAK, madje deklaronte se kemi një drejtësi Jakobine.
Sipas Ahmetajt SPAK po e hetonte me urdhër të Ramës, duke pretenduar se drejtësia kontrollohej nga Rama.
Me të njëjtat shprehje si të Ahmetajt ka folur sot Rama. Ai tha se “drejtësia i ka sytë me gjak” dhe “këtë lloj drejtësie jakobine mazhoranca nuk do ta pranojë”
“Kjo metodë që po kthehet në sistem është gabim. Këto paraburgimet me një të rënë të lapsit, nëse s’ka prova, nuk i pranoj. E kemi parë këtë film në kohëra të tjera. Kjo është fryma e shqiptarëve që e duan Shqipërinë vetëm për vete dhe kur nuk e kanë për vete, janë gati ta shesin në çdo pazar të Europës. Barra e provës i takon akuzuesit, jo të akuzuarit.
Drejtësia është shpatë për të gjykuar, peshore për të qenë të saktë dhe sytë e verbër për të qenë tërësisht të pavarur. Kështu është Lady of Justice. Ky imazh po të skulpturohej përpara reformës në drejtësi, do ishte Lady of Justice e shtrirë, bufi i kënetës me zhapiqe, zhaba, brektosa, insekte, vemje, krimba mbi të, duke i ngrënë rropullitë. Kështu do ishte skulptura para reformës në drejtësi. Këtë zonjën në këmbë e ngriti PS.
Zonja sot i ka sytë me gjak, jo të mbyllur. Pikërisht se i ka sytë me gjak, ne kemi dëgjuar gjykatës specialë, që thonë se populli kërkon dënim më të madh për X ose Y sepse populli ka mosbesim. Ky është fundi, kjo është gjuha e Putinit dhe jo e Europës. Për ne SPAK dhe GJKKO rrojnë 1 mijë vjet, por të mos sillen si redaksi gazetash” – tha Rama.
Tani të na tregojnë Ahmetaj dhe Rama se kush e kontrollon SPAK-un?
Se Ahmetaj thotë Rama, Berisha thotë Rama, Rama dhe Veliaj thonë Berisha, Ilir Meta thotë narkoshteti, ndërkohë përveç Ramës secili prej këtyre politikanëve e ka provuar shpatën e drejtësisë.
Ahmetaj është në kërkim, Berisha është në detyrim me paraqitje, Ilir Meta në arrest me burg, Veliaj në arrest me burg. Cila është drejtësia Jakobine për të cilin flasin Rama dhe Ahmetaj?
Ajo që godet pa parë majtas apo djathtas dhe që po i jep fund epokës së paprekshmërisë, që është institucioni më i besueshëm nga shqiptarët, apo ajo që po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar?/CNA
Sot u mbajt mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demok...
Ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, që i s...
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës k...
Kryetari i Forumit Rinor i PD-së, Besart Xhaferri, ka reag...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nderoi sot 22 in...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i ka mbyllur gojën kryeminis...
KQZ do të mbajë sot një seancë publike ku do të shqyrtojë ...
Aktivistët e organizatës Qëndresa Qytetare u mbledhën sot ...
Dje shpërtheu në media një vendim i Strasburgut, vendi...
Erjon Bani, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme (GJKKO), tha so...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në tryezën e përbashkët ...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në dëgjesën ku u mblodh...
Kryeministri Edi Rama duket se është në hall se si t'ua sh...
Kryeministri Edi Rama është kapur duke mashtruar. Sot në d...
Bashkëpunëtori i grupit të struturuar kriminal të incenera...
Rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku, bashkëpunëtori i g...
Sot kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlament...
Kryeministri Rama i ftuar në televizionin grek MEGA është ...
Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një intervistë për televiz...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...