web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dumani i mbyll gojën Ramës: Përpjekja që SPAK-u të duket si institucion represiv është e dështuar

26 Shkurt 2025, 11:31, Politikë CNA

Dumani i mbyll gojën Ramës: Përpjekja që SPAK-u të

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i ka mbyllur gojën kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendosjen e masave të sigurisë.

Dumani është shprehur se përpjekja që SPAK-u të duket si institucion represiv ka dështuar pasi shifrat flasin vetë.

“E para në masat e sigurimit që kërkojmë përpiqemi të jemi shumë striktë në zbatimin e masës së sigurimit, përzgjidhen në rrethana të caktuara. Çdo hetim ka nevojë për masën e sigurimit.

Përpjekja që SPAK-u të duket si institucion represiv është përpjekje e dështuar se shifrat flasin vetë.

Sa u takon veprave penale të korrupsionit keni gjeografinë e masave të sigurisë.

Situata në raport me SPAK-un nuk është ajo që paraqitet.

SPAK-u në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushtet që paraqiten në kushtet e procedurës penale duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat. Jemi të vëmendshëm dhe shumë të kujdesshëm”, tha Dumani./ CNA





Lajmet e fundit nga