Anëtarësimi në BE/ Rama: Hakmarrje për poshtërimet e 100 viteve
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar anëtarësimin e Shqipër...

Bashkëkryetari i LZHK, Ekrem Spahiu ka njoftuar zyrtarizimin e koalicionit të partisë së tij me “Djathtas 1912” të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Spahiu tha se koalicioni LZHK-“Djathtas 1912” në zgjedhjet e 11 majit do të marrë pjesë me listë të përbashkët të hapur të kandidatëve për deputetë. LZHK u bëri dhe njëherë thirrje partive për t’u bashkuar në koalicion sipas parimeve të vendosura nga LZHK.
“Ne i qëndrojmë bindjes tonë se, listat e përbashkëta të hapura garantojnë zgjedhjen e lirë të qytetarëve për të dërguar përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë ....
Deklaratë për mediat LZHK & Djathtas 1912
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar & Djathtas 1912, në vijim të bashkëpunimit parlamentar dhe përpjekjes së përbashkët në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e listave të mbyllura, shpallin sot aleancen në një koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Ky bashkëpunim është fryt i vullnetit të përbashkët të dy partive tona për të marrë pjesë në zgjedhje me një listë të përbashkët të hapur kandidatësh për deputetë. Ne i qëndrojmë bindjes sonë të thellë se vetëm bashkëpunimi përmes listës së përbashkët të hapur garanton zgjedhjen e lirë të qytetarëve për të dërguar përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithashtu, përsërisim publikisht ftesën tonë të bërë që në dhjetor për çdo parti apo lëvizje që të bashkohemi në një listë të vetme të hapur, si mekanizmi më i mirë për të rikthyer kushtetutshmërinë, e cila mund të realizohet vetëm përmes parimit të “Votës Parapëlqyese”. LZHK & Djathtas 1912, i qëndrojnë ftesës për bashkëpunim me çdo subjekt politik që dakordësohet me këto parime:
1. Mbështetja ndaj SPAK dhe GJKKO në hetimin dhe gjykimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
2. Orientimi perëndimor i Shqipërisë.
3. Vijimi i përpjekjeve për një Kod Zgjedhor me lista të hapura.
Gjithashtu, ftojmë çdo individ apo aktivist politik e civil që përqafon këto vlera t’i bashkohet kësaj gare elektorale, e cila është jetike për vendin.
Zgjedhjet e 11 majit do të ndajnë dy epoka: fundin e dominimit të paligjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë, dhe nisjen e një rrugëtimi ku të sundojë ligji, gara e ndershme në çdo aktivitet politik e ekonomik, tregu i lirë dhe meritokracia. Koha për të vendosur është tani.
Duke mbetur të hapur për bashkëpunim dhe në zbatim të afateve të Kodit Zgjedhor për regjistrimin e subjekteve dhe koalicioneve politike, LZHK & Djathtas 1912 bien dakord që pozitat e secilit pjesëmarrës në koalicion të jenë të barabarta dhe të bazuara në mirëkuptim reciprok. Me dakordësinë e të dyja palëve, në pozicionin e garantit të procedurave tekniko-formale është zotni Dashamir Shehi.
Nga dita e sotme, nisim procedurat e kërkuara nga ligji. Ju faleminderit”, shkruan Spahiu./ CNA
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar anëtarësimin e Shqipër...
Kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë socialiste...
Kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë socialiste...
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari i ftuar në një...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një postim ka rikujtuar d...
Kaluan 13 ditë që nga mbledhja e grupit parlamentar të Par...
Erion Veliaj ka vazhduar sulmet e tij të pandalshme në...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeb...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi sot edhe 24 part...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj që pr...
Sot kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër do të ketë një ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka thyer heshtjen pas inter...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Enkelejd Alibeaj i partisë “Djathtas 1912” ka folur në lid...
Mëngjesin e sotëm një kamion ka ndaluar para Bashkisë së T...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për v...
Sot GJKKO me kërkesë të SPAK-ut ka dhënë 24 masa sigurie p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, në Komisionin e Ligjev...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja k...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...