LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama flet me shifra/ Në korrik kanë ardhur 1.1 milionë turistë me pasaporta të huaja

10 Gusht 2022, 21:14, Politikë CNA
Rama flet me shifra/ Në korrik kanë ardhur 1.1 milionë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra për turizmin në Shqipëri gjatë këtij sezoni veror.

Rama tha nga Porto Romano se turizmi ka shënuar rritje. Sipas tij, në korrik kemi pasur 1.1 milionë turistë me pasaporta të huaja, ndërsa sot kemi 1.4 milionë.

“Jo më larg se sot, i kam këtu, unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja.

Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”, theksoi kreu i qeverisë gjatë fjalës së mbajtur në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” për portin e Durrësit./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga