Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar nderit nga qeveria e Bavarisë për të mbajtur fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.
Në fjalimin e tij, Rama theksoi se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg, po ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim.
Ndër rreshta, Rama tha se Europa që ai ëndërron nuk është ajo ku të gjithë flasin një gjuhë dhe bëjnë të njëjta gjëra, por është një Europë ku një mbret bavarez që shkon me ngulm pas bukurisë mund t’i flasë përtej shekujve një kryeministri shqiptar të kohëve moderne dhe të bien dakord. Është një Europë ku një përpjekje e harruar nga një burrështetas bavarez mund të bëhet rrënja e një miqësie të sotme.
Fjala e plotë e Ramës
Të gjendesh këtu, në ishullin Herrenchiemsee, nën harqet e një pallati që lindi jo nga politika, por nga një ëndërr — një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përtejshmërinë — do të thotë të ndiesh diçka më të madhe se arkitektura, më të qëndrueshme se guri. Do të thotë të përqafosh një ide që është bërë e përjetshme. Dhe të ftohesh këtu, përpara jush, në këtë rast të posaçëm, nuk është thjesht nder, është një privilegj i rrallë, që do ta mbart me vete për gjithë jetën.
Mbreti Ludvig II, sovrani bavarez që ndërtoi këtë vend, u quajt i marrë. I çmendur sepse harxhonte pasuri jo për ushtri, por për Vagnerin. Jo për pushtime, por për përsosjen e së bukurës. I marrë, me fjalë të tjera, sepse zgjodhi shpirtin, jo shpatën. Dikur, ai tha: “Dua të mbetem një enigmë e përjetshme për veten dhe për të tjerët.” E ashtu, ai u bë diçka tjetër — romantiku i fundit i madh i pushtetit. Njeriu që nuk sundoi me dekrete, por me ëndrra.
Ja ku jemi sot, në zemër të asaj ëndrre, në një kohë kur Europa, shtëpia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë kolektive, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë. Sonte, muzika na bën ftesë të kujtojmë. Të kujtojmë se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndier botën. Një mënyrë për të besuar, siç besonte Ludvigu, se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks, por një mënyrë të jetuari.
Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore. Në sfidën e tij të heshtur, ai është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Europën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor. Rezistencë ndaj zhurmës që mbyt zërin njerëzor. Ne, në Shqipëri, e dimë ç’tingull ka heshtja. Për dekada të tëra, jetuam pas perdes së hekurt që e ndërtuam vetë, të shkëputur nga simfonitë dhe sonatat që mbushnin sallat e koncerteve të Europës së lirë. E megjithatë, edhe atëherë, muzika e gjente rrugën e saj. Një kasetë e hyrë kontrabandë, një partiturë e ndaluar, një kujtim nga një koncert përpara se të ngriheshin muret.
Dhe e mbaj mend, si fëmijë, herën e parë që pashë “Ludwig”, kryeveprën tronditëse të Luchino Viscontit. Jo në kinema. As me ngjyra. Por bardhë e zi, përmes një kutie të vogël me ekran, kapur nga një antenë e paligjshme, e bërë me tel rrobash, që sfidonte ndalimin nga regjimi i televizioneve të huaja. Ai film, ajo kredhje poetike thellë në shpirtin e një mbreti që dashuronte tepër dhe bukur, la gjurmë tek unë, jo vetëm si shikues, por si qytetar i ardhshëm i një Europe që ende nuk e kisha parë dhe që, të them të drejtën, as e imagjinoja që do ta shihja në të gjallët e mi.
Po sot? Sot, muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin. Sot, muzikantët gjermanë interpretojnë në Tiranë. Tani fëmijët tanë rriten pa ëndrrën për t’u arratisur, por për të bashkëpunuar. Kjo nuk është rastësi. Kjo është Europa që bën atë për të cilën është krijuar: të bashkojë përmes krijimit, të lartësojë përmes shkëmbimit. E si të mos e kujtoj këtu në Bavari një gjest të guximshëm nga kjo tokë, të cilin historia gati e ka harruar, po ne jo. Në vitin 1984, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur për botën, Franz Josef Strauss, figura madhore e Bavarisë, erdhi në Shqipëri. Nuk erdhi me kërcënime, por me oferta. Jo për të lajkatuar regjimin e egër, por për të hapur një dritare për popullin shqiptar. Ai i zgjati dorën një vendi, që nuk dinte si ta pranonte. Regjimi tha, “jo”. Historia, për fat të mirë, tha, “prit”.
Sot, ajo dorë ndihet ende. Bavaria qëndroi e hapur kur Shqipëria ishte e mbyllur. Tani Shqipëria është e hapur dhe mirënjohëse. Ai moment ka vlerë, sepse dëshmon se urat nuk ndërtohen vetëm kur kalimi është i lehtë. Ndonjëherë, ndërtohen në heshtje, në pritje që të shfaqet ana tjetër. Më lejoni të flas sinqerisht: Europa që unë ëndërroj nuk është ajo ku flasim të gjithë të njëjtën gjuhë apo besojmë të njëjtat gjëra. Është një Europë ku një mbret bavarez që shkon me ngulm pas bukurisë mund t’i flasë përtej shekujve një kryeministri shqiptar të kohëve moderne dhe të bien dakord. Është një Europë ku një përpjekje e harruar nga një burrështetas bavarez mund të bëhet rrënja e një miqësie të sotme.
Mikpritësve tanë në Bavari u them faleminderit me gjithë zemër, jo vetëm për këtë ftesë, por për shembullin që vazhdoni të jepni. Bavaria na kujton se fuqia ekonomike dhe thellësia kulturore nuk janë të kundërta — janë binjake, se begatia pa poezi është e zbrazët, se pushteti pa kujtesë është i verbër, se Europa pa shpirt, nuk është më Europë. Dhe nëse duhet të riarmatosemi për të mbrojtur tokën europiane, na duhet, njëkohësisht, të rishpikim veten, për të mbrojtur shpirtin e Europës.
Më lejoni të falënderoj edhe Kryeministrin tuaj, Markus Söder, jo vetëm si një burrështetas me bindje dhe qartësi, por si mik. Shqipëria e vlerëson zërin e tij, vizionin e tij për Bavarinë dhe respektin e tij për larminë europiane. Dhe unë, personalisht, vlerësoj ngrohtësinë dhe mirëkuptimin që ka shfaqur Kryeministri juaj, të cilat, më besoni, nuk janë aq të zakonshme sa duhet në qarqet e larta të kontinentit tonë. Le të bëjë sonte muzika që do të dëgjojmë atë që fjalimet nuk mundin e le t’i shtojë bukuria e këtij pallati atë që fjalët s’e bëjnë dot. Le ta mbartë shpirtin e Europës, atë që Ludvigu e dëgjoi, kur të tjerët nuk dëgjonin asgjë. Atë që duhet ta mbrojmë jo vetëm në traktate dhe jo thjesht me ushtarë, por në rrugët tona, në klasat e fëmijëve tanë dhe skutat e heshtura të ëndrrave.
Le të jemi siç ishte Ludvigu, pak të çmendur, të paktën një grimë, ndoshta jo edhe aq sa ai. Të çmendur deri aty sa të besojmë në bukuri, të marrë deri aq sa ta mbrojmë. Të çmendur mjaft aq sa ta bëjmë bukurinë sërish zemrën e Europës. Ju falemnderit!/ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fo...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë denoncimin e fortë, du...
Përfundon mbledhja në Bashkinë Vau i Dejës e thirrur nga k...
Vijon vala e dorëheqjeve, me drejtorë dhe kryetarë një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza, 9 prej ty...
Eksperti i Çështjeve të Ekonomisë, Dorian Teliti, ka komen...
Ish-ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Werner Daum...
Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të k...
Ish-presidenti Bamir Topi rrëfeu sot mbi njohjen e tij më ...
Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomo...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bardh Spahia e ...
Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli duket se ka ndjek...
Kryeminstri Edi Rama ka bërë me dije se pas aksionit të pr...
Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mble...
Urdhri i kryeministrit Edi Rama për rifreskim të stafeve v...
Vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit. Këtë pasdit...
Pas një sërë diskutimesh në Bashkinë e Librazhdit, duket s...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla po merr pjesë në edicion...
Kryeminstri Edi Rama ka udhëtuar këtë pasdite drejt Mynihu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nisja e aksionit ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...