EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë denoncimin e fortë, duke hedhur akuza ndaj qeverisë.
Në një deklaratë për mediat Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka përdorur të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë në zgjedhjet e 11 majit.
Lideri i opozitës akuzoi Ramën se ka blerë votat përmes skemave të bujqësisë.
Berisha denoncoi se fondi prej 250 milionë eurosh ishte si garanci sovrane për kreditë e buta për fermerët e qeverisë.
“Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës.
Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë.
Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 për qind të kredive të buta për fermerët.
Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota.
Vazhdojmë.
Si u blenë votat me skemat në bujqësi?
1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi.
2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi.
Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 për qind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të. Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit. Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025. Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.
Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë. Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 për qind të principalit të kredisë. Faktikisht, pra, është një blerje masive votash.
Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR-së. Takimi me Këshillin e Agrobiznesit, përsëri me të njëjtët persona.
Me 7 mars, takim me Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, përsëri të njëjtët persona. Me 10 mars, takim me Bashkimin e Prodhuesve, pjesëmarrës të njëjtët persona. Me 11 mars, vazhdon pra fushata e paraqitjes në kundërshtim me ligjin e shpërndarjes së garancisë sovrane për kredi.
Me 13 mars, kjo tryezë spostohet në Malësinë e Madhe. Me 18 mars, takim me të rinjtë e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë, Bora Muzhaqi dhe Anila Denaj.
Me 20 mars, takim në AZHBR-në. Në prill, takim në Cërrik me letrat e indulgjencës për të blerë vota. Vazhdon në mars, takim në Kurbin. Anila Denaj, garancinë sovrane e shndërron në flamurin e fushatës së saj elektorale. Tani del edhe Paketa e Maleve.
Në Vishaj, në Zall-Herr vazhdon fushata me 200 milionë garancinë sovrane. Vazhdon fushata në Ibën e Poshtme, në Çekrezë, në Pukë, Pinar. Me projektet qeveritare në bujqësi bëhet fushatë. Vazhdon në Goriçan, në Berat.
Pra, siç e shihni, me skemën e garancisë sovrane, në kundërshtim flagrant me ligjin, me kodin, Edi Rama dhe ministrat e tij qarkuan Shqipërinë për të blerë vota”, deklaroi Berisha./ CNA
Përfundon mbledhja në Bashkinë Vau i Dejës e thirrur nga k...
Vijon vala e dorëheqjeve, me drejtorë dhe kryetarë një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza, 9 prej ty...
Eksperti i Çështjeve të Ekonomisë, Dorian Teliti, ka komen...
Ish-ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Werner Daum...
Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të k...
Ish-presidenti Bamir Topi rrëfeu sot mbi njohjen e tij më ...
Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomo...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bardh Spahia e ...
Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli duket se ka ndjek...
Kryeminstri Edi Rama ka bërë me dije se pas aksionit të pr...
Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mble...
Urdhri i kryeministrit Edi Rama për rifreskim të stafeve v...
Vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit. Këtë pasdit...
Pas një sërë diskutimesh në Bashkinë e Librazhdit, duket s...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla po merr pjesë në edicion...
Kryeminstri Edi Rama ka udhëtuar këtë pasdite drejt Mynihu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nisja e aksionit ...
Katër kryetarët e njësive administrative në Devoll i janë ...
Kryeministri Edi Rama, pas takimeve në Vlorë dhe Durrës, j...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...