Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Ka përfunduar mbledhja e sotme e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku janë marrë disa vendime. Ndër këto vendime është dhe nisja e procedurës parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit, Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
Gjithashtu, Grupi Parlamentar ka miratuar edhe dorëzimin e dy kërkesave. Një prej kërkesave është ngritja e një Komisioni Hetimor për parregullsitë në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa kërkesa tjetër është ngritja e një Komisioni Hetimor mbi bashkëpunimin mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të dënuar në SHBA, Charles McGonigal.
Gjithashtu një vendim është marrë edhe lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në Komisionet për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, ngritja e të cilëve është propozuar nga Partia Socialiste.
Njoftimi i plotë:
I. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike gjatë mbledhjes së sotme e konsideroi të papranueshme ekzekutimin e mekanizmave parlamentar të kontrollit nga ana e mazhorancës socialiste, që në muajin e parë të kësaj Legjislature të re, duke përforcuar idenë se Edi Rama kërkon një Kuvend memec ku nuk flitet, debatohet, paraqiten ide apo alternativa.
Vetëm në këtë javë, mazhoranca në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ka refuzuar 3 mocione me debat, 1 kërkesë për interprelancë urgjente me Kryeministrin dhe 1 kërkesë për seancë dëgjimore në Komision me Ministren e Arsimit.
Mocionet me debat lidheshin me çështje të rëndësishme në interes të publikut:
1- Prioritetet e Qeverisë në programin e Qeverisë që përparojnë axhendën europianë të Shqipërisë;
2- Dënimin e genocidit serb të kryer në Kosovë, në vijim të kërkesës së Presidentes së Kosovës SHSZnj. Vjosa Osmani;
3- Gjetjen e mekanizmave ligjor që ofrojnë siguri për Bashkimin Europian që të hiqet bllokimi i vendosur ndaj 112 milion euro ndihmë për fermerët shqiptarë nga programi IPARD 3. Për këtë qëllim, ngritjen e një Komisioni të Posacëm Parlamentar.
Interpelanca urgjente me Kryeministrin ishte kërkuar në vijim të investigimeve nga media italiane, ku rezultonte sipas përgjimeve të Antimafias Italiane, se përfaqësues të Qeverisë Shqiptare ishin takuar në Aruba me kartelet e drogës, me qëllim gjetjen e mekanzimave për pastrim parash në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë ishte ftuar të jepte sqarime nëse kishte dijeni për këtë cështje, nëse kartelet e përmenduara në investigim kishin përfituar leje apo licenca në Shqipëri, si dhe për masat që Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë për luftën ndaj krimit të organizuar.
II. Gjithashtu, pas paraqitjes së gjetjeve të ekspertëve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi:
- Në mbështetje të pikës 2, të nenit 90 të Kushtetutës, të nis procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
III. Në vijim të diskutimeve të mëparshme, Grupi Parlamentar i PD, miratoi dorëzimin e dy kërkesave:
- Për ngritjen e Komisionit Hetimor për parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 Majit 2025.
- Për ngritjen e Komisionit Hetimor mbi bashkëpunimin e provuar nga drejtësia amerikane midis Kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të dënuar në SHBA Charls McGonigal.
IV. Lidhur me kërkesat e Grupit Parlamentar të PS për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme Parlamentare, lidhur me Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, Grupi Parlamentar i PD vlerëson se pjesëmarrja e opozitës në këto Komisione do të mundësohet vetëm nëse puna në to ndërtohet mbi bazën e garancive të barazisë pozitë-opozitë, të konsensusit në vendimmarrje në Komision dhe në seancë plenare, të respektimit të parimit të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, si dhe të angazhimit në proces sipas fushave që mbulojnë të ekspertëve të OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës, të Komisionit të Venecias dhe të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë duhet të respektojë dhe të pres me qëllim bërjen pjesë të punës së tij edhe Raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit./CNA
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen me grupin par...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Og...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në zgjedhjet e pjes...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeb...
Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, në ditën e dytë t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Të dielën e 9 nëntorit 2025 do të zhvillohen zgjedhjet e p...
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projektligjet pë...
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për shtyrjen e ngr...
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Grupi...
Në Konferencën e Kryetarëve po zhvillohen diskutime mes ma...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Og...
Sot, në orën 12:30, pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i...
Politologu Ermal Hasimja, përmes një statusi në rrjetet so...
Ditën e sotme do të mblidhen 6 komisione parlamentare dhe ...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Kreu i Partisë, "Mundësia" Agron Shehaj i ftuar në emision...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...