Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar që interpelanca urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen “Aruba” të përfshihet në rendin e ditës së seancës plenare.
Partia Socialiste rrëzoi kërkesat për interpelancën me kryeministrin Rama dhe mocionin për fondet e IPARD-it.
Bardhi tha se kërkesat për dy mocionet me debat duhet të kalojnë për votim në Kuvend.
"Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim.
E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim.
Ju, z.kryetar, në mënyrë të habitshme, vazhdoni të shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren. Keni një muaj që keni marrë besimin e mazhorancës dhe, pas kësaj, do të duhej të silleshit si kryetar Kuvendi në respekt të Kushtetutës. Por ju nuk e bëni këtë, përkundrazi, e shkelni në mënyrë sistematike Kushtetutën", tha Bardhi.
Opozita ka kërkuar mocion me debat për raportet e OLAF-it në lidhje me shpërdorimin e fondeve IPARD për bujqësinë. Mazhoranca rrëzoi kërkesën.
Bardhi tha se mazhoranca nuk do debat sepse fondet i ka përfituar babai i Suel Çelës.
"Nuk kemi bërë asnjë rrugë tjetër, përveç asaj rruge ku ju ngritët komisionin e famshëm 'Xhafa'.
Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kështu ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën.
Por unë e kuptoj që ju nuk doni debat. Jeni këtu për të miratuar ligje që shkruhen në kompjuterin e Klodian Zotos, në tavolinën e Edmond Begos, apo për të miratuar ligje që i japin prona Suel Çelës.
Pretenduat se nuk keni raportet e OLAF-it. Ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit. Por ju, z. Balla, jeni i zënë me çështje të tjera.
Ju nuk doni debat, sepse ka përfituar babai i Suel Çelës, babai i një personi që është shpallur kreu i një organizate kriminale. Ai ka marrë 150 mijë euro, prandaj nuk doni ju debat.
Ne duam debat, sepse ato para duam t’i shkojnë fermerit të Bradasheshit, një fermeri në Divjakë, Lushnjë apo Fier. Por ju nuk keni këtë merak. Ju keni merak se mos dalin dokumentet. Mos u shqetësoni, ne i kemi dokumentet.
Ti, Taulant, qesh! Qesh, sepse pronat e atyre i ke pasur merak dhe kjo është e dokumentuar. Por po ta them këtu: çdo javë do të keni kërkesa për debat, sepse ne nuk jemi këtu për të përfaqësuar interesat e Suel Çelës.
Ashtu siç mendoj se shumë kolegë socialistë nuk janë këtu për këtë qëllim.?Ata që janë për të përfaqësuar interesat e krimit, gjejnë yçkëla për të refuzuar debatin", tha Bardhi./CNA
Në Konferencën e Kryetarëve po zhvillohen diskutime mes ma...
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Og...
Sot, në orën 12:30, pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i...
Politologu Ermal Hasimja, përmes një statusi në rrjetet so...
Ditën e sotme do të mblidhen 6 komisione parlamentare dhe ...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Kreu i Partisë, "Mundësia" Agron Shehaj i ftuar në emision...
Demokrati i famshëm korçar, Ilir Vrenozi ka ironizuar sot ...
Kandidati i Lëvizjes Bashkë për bashkinë e Tiranës, Arlind...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e ci...
Kandidati i Lëvizjes Bashkë për zgjedhjet në bashkinë e Ti...
Pas zgjedhjes se PD për të vendosur Florjan Binaj si kandi...
Gazetari Artan Hoxha u ndal sot gjerësisht te qeveritë e d...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin për zgjedhjet...
Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS-së për Bashkin...
Partia Socialiste zyrtarizoi sot emrat me të cilët do të g...
Pas mbledhjes në selinë rozë, drejtuesit e qarqeve kanë zb...
Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e Partisë Socialist...
Pas mbledhjes në selinë rozë, drejtuesit e qarqeve kanë zb...
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. P...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...