"Investitorët strategjikë, klientela e Ramës"/ Këlliçi: Ende asnjë zyrtar shteti i arrestuar për aferat më të mëdha
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...

Gazetari Artan Hoxha u ndal sot gjerësisht te qeveritë e drejtuara nga kryeministri Edi Rama, teksa në shtator u mandatua sërish në krye.
I ftuar në emisionin ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta, Hoxha përmendi ardhjen në pushtet të Ramës, duke hedhur haptazi akuza se kjo ka ndodhur përmes krimit.
Gazetari shtoi se njerëz nga bota e krimit dhe drogës, mësuan nga qeveritë e Ramës të hynin në politikë, duke përfitur miliona lekë dhe tendera.
“Duke ndjekur gjithë këtë narrativë që bëre ti, që unë e kam bërë disa herë dhe kam shpjeguar se pse Rama është sot këtu ku është. Kam pasur mundësinë dhe fatin ta shoh kur ishte në opozitë, duke ndenjur në këto qarqe me këta që u rritën mbrapa dhe unë fillova ti gjeja, Kolumbi, Ekuador, Bolivi, në këto vende të çuditshme dhe unë i kam parë aty, i kam parë rrotull tij.
Pra, ai erdhi bashkë me ta, duke bërë një marrëveshje të cilën nuk e kuptonim në moment. Por harronim dhe tjetrën, që ky njeri ka qenë shumë gjatë drejtues i bashkisë së Tiranës, që është një pol shumë i rëndësishëm fuqie në këtë vend, se njohja është e hershme e jo sot. E përdori këtë aleancë që të vinte në pushtet dhe pasi erdhi në pushtet, bëri atë që bëri.
Veprimet e para që bëri në 2013, kur u bë operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ që në fakt ishte marrëzia e fundit. U mor nën kontroll biznesi i lojërave të fatit. Pastaj erdhi operacioni i dytë, i famshmi në Lazarat në 2014, u mbajt nën rrethim, e pamë betejën, pamë arsenalin e atyre brenda dhe arsenalin e shtetit. Pamë se çfarë ndodhi. U krijua një dalje dhe kokat e biznesit ikën. Na u referua që u shpërbë kjo. Që aty u pa që ai po synonte të merrte nën kontroll atë që kishin pasur të tjerët.
Ne e mbajmë mend se çfarë ndodhi në 2015-2016, kanabizimi i vendit. Nuk fliste askush, as nga trupi diplomatik sepse kam qenë në atë vit në 5 ambasada ku shpjegoja me tabelë se si ishte bërë. Që atëherë unë thoja që ishte kryeministrit, se nuk e bën dot një ministër. Dhe që në fillesa ne e pamë se si po funksiononte skema e Ramës e kriminalizimit të vendit.
Erdhi 2017, sakrifikuam ministrin e Brendshëm duke i faturuar kanabisin dhe kaluam tek kokaina duke u hapur në kontinent dhe në kontinente të tjera. Si u fitua 2021? U fitua sepse organizatat më të mëdha kriminale të këtij vendi kanë qenë të përfshira në zgjedhjet parlamentare dhe janë aty. 2021 u mor me kokainën. Me 1 ton kokainë ti fiton jo vetëm një palë zgjedhje, por më shumë. Dhe më pas ne pamë si u ndanë koncesionet, statusi i investitorëve strategjikë dhe sot ne jemi në një situatë ku ne nuk e ndajmë dot se ku mbaron politika, ku fillon biznesi dhe ku përfshihet bota e krimit.
Më kujtohet një batutë e një nga këta të botës së krimit: Ne paskemi qenë budallenj, kujtonim se bëheshim të pasur vetëm duke shitur drogë. Ky që erdhi në pushtet na mësoi të bëheshim biznesmen. Merr tendera, ke bërë milionin e parë andej, futu këtu dhe puno këtu brenda’,- tha Hoxha./CNA
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin për zgjedhjet...
Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS-së për Bashkin...
Partia Socialiste zyrtarizoi sot emrat me të cilët do të g...
Pas mbledhjes në selinë rozë, drejtuesit e qarqeve kanë zb...
Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e Partisë Socialist...
Pas mbledhjes në selinë rozë, drejtuesit e qarqeve kanë zb...
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. P...
Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seanca plenare këtë të en...
Gramoz Sako do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për ...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha sot se vrasja e dje...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka ndarë një reagim lidhur me...
Kryeministri dhe kryesocialisti, Edi Rama ka thirrur një m...
Erion Veliaj tani ka një mundësi që të shpëtojë veten ...
Aktori Julian Deda ka reaguar pasi Partia Demokratike shpr...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka përfunduar procesi...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të ...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e 25-të të k...
Anëtari i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reagu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...