
PD dhe opozita e nisën vitin 2024 përsëri në aksion kundër qeverisë Rama, por pa kreun e PD dhe liderin e opozitës, Sali Berisha, i cili që prej 30 dhjetorit 2023, nisi të vuante masën e sigurisë arrest shtëpie.
Berisha deri në 27 nëntor të 2024, kur edhe u lirua nga masa e sigurisë, çdo ditë i mbështetur nga simpatizantë të vendosur poshtë banesës së tij pavarësisht motit të ftohtë apo me diell, mbajti fjalime duke denoncuar çdo veprim të paligjshëm sipas tij të qeverisë Rama e gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve të mbështesinin thirrjet për protesta e mosbindje civile, kundër vendimit për arrestimin e tij dhe Jamarbër Malltezit, nën akuza për dosjen e quajtur "Partizani".
Me Berishën larg selisë dhe parlamentit, PD vijoi të protestonte në seanca plenare, komisione, por edhe jashtë këtyre institucioneve teksa përballej edhe me përçarjen brenda partisë me deputetët që ishin të ndarë në dy grupime, një që mbështeste Sali Berishën dhe një tjetër Lulzim Bashën.
Më 20 shkurt PD e rithemelimit zhvilloi një protestë kombëtare, ku Berisha mbajti fjalën online dhe ngriti akuza kundër kryeministrit Rama. Përplasje të forta u regjistruan mes protestuesve dhe policisë.
Protesta e radhës kombëtare ku kërkohej lirimi i Berishës që u cilësua si i burgosur politik nga e djathta, u mbajt më 3 mars mes incidentesh e mesazhesh politike.
Mes akuzave dhe kundërakuzave për legjitimitetin e logos dhe vulës së PD, më 11 qershor Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të njohë Sali Berishën si kryetar të PD, e gjithashtu duke i dhënë legjitimitetin e vulës dhe logos së partisë. U cilësua nga grupimi i rithemelimit si fitore.
“Të bashkuar në betejë,”- ishte motoja e protestës së mbajtur në orën 20:00 më 11 korrik, ku demokratët u bënë thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë regjimin kriminal dhe antieuropian të Edi Ramës. Kreu i PD, Berisha, mbajti edhe një herë tjetër fjalën online. Protestuesit e mbledhur fillimisht përpara kryeministrisë vazhduan protestën te Bashkia e Tiranës.
Lëvizjet dhe protesat u intensifikuan edhe më shumë në shtator, ku aksioni i deputetëve të PD u shtri edhe në komisionet parlamentare e gjithashtu edhe brenda parlamentit.
Ndër ngjarjet që agravoi situatën mes mazhorancën dhe opozitën ishte vendimi i gjykatës për të dënuar me një vit burg deputetin Salianji për deklarim të rremë për çështjen "Babale", vendim i cilësuar politik nga PD dhe që solli përshkallëzim në seancën e 30 shtatorit.
Deputetët e PD dogjën karriget e tyre jashtë parlamentit dhe deklaruan se nuk do të lejojnë më zhvillimin e jetës normale parlamentare nëse Salianji nuk lirohet.
Më pas PD paralajmëroi 77 forma të mosbindjes civile. E para nisi më 7 tetor, pa fjalime politike, u marshua pothuajse në të gjitha rrugët e Tiranës, nuk munguan edhe këtë herë përplasjet me policinë, e gazi lotsjellës.
Protestat, një nga format për të ngritur zërin ndaj kauzave të caktuara, por PD-ja, shihte të nevojshëm një reagim ndërkombëtar që nuk po vinte. Në përshpejtim të këtij hapi, u vendos të shkohej deri në Strasburg.
30 deputetë mbajtën një manifestim sensibilizues përpara Parlamentit Europian. Me pankartat "Ndal përndjekjes politike të opozitës", "Lironi deputetin Salianji" dhe "Edi Rama = narkoshteti", pjesëtarët e grupit parlamentar opozitar deklaruan se në Strasburg u kanë treguar kolegëve ndërkombëtarë realitetin që qeveria shqiptare ua fsheh atyre.
Sipas organizimit, për tri orë u bë bllokimi i 5 rrethrrotullimeve dhe pikave kryesore hyrëse-dalëse të qyteteve.
Në Tiranë, protestuesit u vendosën te sheshi "Shqiponja", e më pas në Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit. Tensionet nuk munguan e gjithashtu të shoqëruarit e procedimet penale nga ana e policisë.
Organizimi i 26 nëntorit që ishte dhe i parafundit për 2024-ën, u vlerësua si më produktivët e gjithashtu ndër më të zjarrtët. Gaz lotsjellës, automjete me ujë për shpërndarjen e turmave, numër i lartë pjesëmarrësish, në krye të së cilëve në çdo pikë proteste qëndronin deputetë të PD dhe opozitës.
U cilësua si një ndër protestat më produktive pasi 3 ditë më vonë, një vendim i Gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vendosi të shfuqizojë vendimin “Arrest në Shtëpi” për kreun e PD, Sali Berisha.
Gëzimi te demokratët ishte i madh, për arritjen e njërës prej kërkesave kryesore gjatë protestave. Berisha u rikthye fizikisht në krye të PD dhe në seli pas 333 ditësh.
Berisha i lirë, është vetëm njëra anë e medaljes me të cilën PD nuk ishte plotësisht e kënaqur. Qeveria teknike, votimi i saj në parlament dhe të shkuarit me të në zgjedhjet e 2025, është objektivi i radhës.
Për të synuar këtë objektiv, mosbindja civile u pagëzua si kodi i rrëzimit të diktaturës, kod i cili u provua edhe më 23 dhjetor.
180 minuta protestë në 5 pika kyçe të Tiranës, te Bashkia e Tiranës, rruga e Elbasanit, sheshi "Willson", Zogu i Zi dhe Pallati me Shigjeta, për herë të parë fizikisht ishte prezent edhe kreu i PD, Sali Berisha.
Për bllokimin e rrugëve, policia bëri thirrje se është vepër penale, por tingujt e megafonit u injoruan.
Qindra persona sfiduan kushtet atmosferike, por edhe shtyrjet dhe presionin e forcave të rendit për të liruar rrugët, aq sa përplasjet rezultuan edhe në lëndimin e disa deputetëve dhe përfaqësuesve të PD-së.
11 maji 2025, shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit ku do të vendosin nëse do t'i besojnë një tjetër mandat PS, që do të ishte i katërti radhazi, apo do t'i besonin çelësat e qeverisë së re të Sali Berishës dhe PD./ CNA
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka uruar q...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ...
Të nderuar qytetarë të Shkodrës! Viti 2024 per Bashki...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka denoncu...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një konference pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e krye...
Këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës k...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka r...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një v...
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp, u ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka koment për ...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë goditjen për fundvit krye...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ka bërë ...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për mbylljen e "TikT...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje organeve lig...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazet...
Gjatë konferencës me gazetarët, Kryeministri Edi Rama ...
Kryeministri Edi Rama tha se asistenti virtual në e-Al...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...