EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Partia Demokratike ka çuar të tjera dokumente në SPAK për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Silvi Bardhi, denoncoi se banda e inceneratorëve blen me shuma të majme sulmuesit mediatikë dhe organizata fantazmë.
Bardhi denoncoi se Abedin Hitaj, babai i Arbër Hitajt, rezulton i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Hawk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
"Nga të dhënat që Partia Demokratike disponon, në një e-mail të datës 25 qershor 2021, Denisa Tollkuçi informon Stela Gugalljën dhe Klodian Zoton, për të gjitha veprimet e ndjekura për kompanitë e tyre, ku bën pjesë edhe kompania “Hawk Security”, siç e shihni dhe në foton në ekran. Kjo kompani, referuar të dhënave zyrtare të QKB-së, rezulton se është themeluar fiktivisht në emër të Abedin Hitajt", u shpreh Bardhi.
Sipas saj, Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë koncension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj.
Deklarata e plotë:
Protesta e qytetarëve të lirë kundër korrupsionit dhe vjedhjes përballë Bashkisë Tiranë, me sa duket ka tronditur thellësisht grupin e strukturuar kriminal të inceneratorit Tiranë dhe bandës "5D".
Ky fakt u vu re më së shumti pas protestës së 9-të të organizuar ditën e djeshme. Nuk përbën aspak habi, që dje pati dy reagime qesharake në mbrojtje të bandës së inceneratorit të Tiranës dhe bandës “5D”, duke kërkuar arrestimin e protestuesve dhe jo të hajdutëve.
Jam këtu sot për të denoncuar publikisht një organizatë të vetëquajtur jofitimprurëse që pretendon të ketë në fokus mbrojtjen e gazetarëve, por në të vërtetë është në shërbim total të mbrojtjes së hajdutëve të inceneratorit të Tiranës.
Shoqata e gazetarëve “AEJ Albania”, drejtohet nga Arbër Hitaj. Ky i fundit ka dy arsye madhore për të ofruar këtë shërbim. E para, ky reagim bëhet për të mbrojtur interesat korruptive dhe klienteliste të punëdhënësit Carlo Bollino, i kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike për grabitjen e truallit mbi të cilin ka ngritur televizionin e tij dhe faktin se financohet me paratë e inceneratorit Tiranë.
Arsyeja e dytë është se Abedin Hitaj, babai i Arbër Hitajt, rezulton i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Hawk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Nga të dhënat që Partia Demokratike disponon, në një e-mail të datës 25 qershor 2021, Denisa Tollkuçi informon Stela Gugallen dhe Klodian Zoton, për të gjitha veprimet e ndjekura për kompanitë e tyre, ku bën pjesë edhe kompania “Hawk Security”, siç e shihni dhe në foton në ekran.
Kjo kompani, referuar të dhënave zyrtare të QKB-së, rezulton se është themeluar fiktivisht në emër të Abedin Hitajt.
Ndërkohë “pronari” Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë koncension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj.
Të nderuar qytetarë,
Partia Demokratike ka një pyetje të thjeshtë për ju. Çfarë objekti ruan shtetasi Abedin Hitaj, i cili paguhet plot 1 mijë e 600 euro në muaj???
Kjo mbetet një pyetje retorike, pasi nuk ka shqiptar dhe ndërkombëtar që nuk e di se incenerator NUK KA.
Në mbarë botën e civilizuar, roje e një objekti që nuk ekziston, i cili paguhet me 1 mijë e 600 euro në muaj, vetëm babi i Arbër Hitajt mund të jetë.
Ky shtetas është thjesht një prestanome i inceneratorit të Tiranës, e jo më kot i biri i tij, Presidenti i Organizatës anonime Arber Hitaj, bën thirrje për arrestimin e protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen e hajdutit të shekullit Erion Veliaj.
Partia Demokratike është në mbështetje të qytetarëve dhe kundër vjedhjes që po u bëhet atyre ditën për diell.
Partia Demokratike respekton dhe mbron çdo gazetar, i cili ndjek në kushte të paprecedenta çdo ngjarje në Shqipëri. Puna dhe pozicioni i tyre do të jetë nën vëmendjen tonë të veçantë, pasi si kurrë ndonjeherë media nuk ka qenë më e frustruar dhe më e dhunuar nga banda e pushtetit./CNA
Media greke “To Vima” u ka kushtuar një artikull prote...
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Floriana Garo, ka...
Mëngjesin e së mërkurës është dhunuar në zonën e ish-Bllok...
Departamenti i Arsimit në PD, në takimin e punës me kryeta...
Mëngjesin e së mërkurës, kryeministri Edi Rama ka shpërnda...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nuk është për të qeshur, as për të vënë kujën por ësht...
Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur ironisë së krye...
Anëtari i Kryesisë, Grigels Muçollari, në fjalën e tij...
Kryetarja e degës së PD-së në Mat, Denisa Vata, u shpr...
Mazhoranca miratoi dje një rezolutë, që siç e ka theks...
Dje parlamenti miratoi një rezolutë, e cila i hap rrug...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Dorian Teliti, në protestën që po zhvillohet para Bashkisë...
Në emisionin "Now me Erla Mëhillin", Sekretari i Përgj...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shp...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar rezolutën anti-SPA...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur për shanset e opozitës...
Sot parlamenti është mbledhur për të miratuar një rezolutë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në fjalë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...