GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Anëtari i Kryesisë, Grigels Muçollari, në fjalën e tij gjatë protestës së opozitës është shprehur se përgjigjja më e mirë ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës është rezistenca e qytetarëve.
Muçollari ka theksuar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka vjedhur së bashku me miqtë e tij dhe drejtorët miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, të taksapaguesve të Tiranës.
Sipas tij Veliaj nuk është nën akuzë vetëm nga drejtësia, por edhe në sytë e qytetarëve shqiptarë.
Nëse drejtësia nuk e kryen punën e saj, Muçollari thotë se Veliaj do të dalë para drejtësisë popullore.
“Të dashur qytetarë! Të nderuar njerëz të lirë të këtij qyteti, të këtij kryeqyteti! Të nderuar njerëz të lirë të Tiranës sonë! Rezistenca jonë këtu, rezistenca juaj, por dhe shumë qytetarëve që s'kanë mundësi të vijnë, për mendimin tim, është një shfaqje e mrekullueshme e këtij vendi, e këtij qyteti.
Janë rrahjet e një zemre, të një trupi që po pësonte vdekje klinike.
Rezistenca jonë ndaj këtyre dyerve, tashmë të ndryshkura të korrupsionit, ndaj kësaj godine që vjedhjen e kishte kthyer në një institucion, është përgjigjja më e mirë që mund të lëmë ndaj kësaj shoqërie, është përgjigjja më e mirë që fëmijët tanë mund ta lexojnë nesër.
Sepse ne po reagojmë për këtë qytet! Për këtë kryeqytet pa Teatër Kombëtar. Për këtë kryeqytet pa Muze Kombëtar të Historisë. Për këtë kryeqytet pa Galeri Kombëtare të Arteve.
Për këtë kryeqytet që ka një bibliotekë ku librat përfundojnë në kuti bananesh. Duhet të ndihemi të nderuar, sepse po japim energji.
Po përdorim këtë moment për të rivendosur ekuilibrin moral në një shoqëri mes pushtetit dhe qytetarëve.
Ne jemi njerëz të lirë. Ne po e tregojmë këtë. Po i ftojmë qytetarët anembanë vendit. Qytetarët e Tiranës, qytetarët e Shqipërisë, një gjë kanë tashmë të sigurtë.
Erion Veliaj është nën akuzë dhe jo nga ajo drejtësi që ne mezi po e presim, por është nën akuzë në sytë e qytetarëve shqiptarë.
Sot kushdo e di të vërtetën që ai kryebandit aty ka vjedhur së bashku me miqtë e tij miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, të taksapaguesve të Tiranës.
E si e di publiku këtë?
E di falë rezistencës suaj, falë transparencës së opozitës, falë këmbënguljes së opozitës, që tashmë prej një viti ka reaguar, ka denoncuar aferën më të madhe korruptive, të padëgjuar ndonjëherë më parë.
Dhe ky është roli i opozitës. Nuk po bëjmë asgjë speciale. Ky është roli i opozitës, roli kushtetues në një republike demokratike. Tani një thirrje kam ndaj shoqërisë. Çfarë mund të bëjë shoqëria?
Si një e tërë, si çdo faktor opozitar, si njerëz me parti apo pa parti, si punonjës administrate apo ju policët që jeni aty, punonjës të shtetit tonë, të Republikës së Shqipërisë, të gjithë së bashku mund ta shfrytëzojmë këtë moment për të reaguar, për të rivendosur edhe një herë raportin moral mes pushtetit dhe qytetarëve, kufinj për keta pushtetarë, por edhe edhe për ata që do të vijnë në të ardhmen.
Ky është një moment i artë që ne duhet të reagojmë. Të gjithë qytetarët duhet të gjejnë formën e tyre për të protestuar, formën e tyre për të reaguar, pasi kjo vjedhje nuk mund të kalojë kaq kollaj. Është e tmerrshme po kaloi kështu. Do të ishte vdekje për gjithë qytetin.
Qyteti përbëhet nga njerëzit. Nëse njerëzit janë të vrarë në të gjitha aspektet e nuk reagojnë, ne duhet t'i bindim që ata të reagojnë.
Një thirrje tashmë do ta bëj ndaj gjithsecilit, dhe jo si përfaqësues politik, po si qytetar. Unë personalisht kam disa kohë që kam një frikë të madhe.
E dini cila është frika? Që ditën që djali dhe vajza ime do të rriten, dhe do të më pyesin; "çfarë bëre ti babi në momentin që e pe dhe e kape hajdutin duke na vjedhur ne dhe ty?
"Kurrsesi nuk do doja t'i përgjigjesha "asgjë" dhe nuk besoj që asnjë nga qytetarët sot, apatikë apo jo, punonjës administrate apo jo, do donin t'i jepnin këtë përgjigje.
Kështu që, është ky moment për t'i dhënë një zgjidhje këtij tranzicioni kaq të gjatë, për të rivendosur një pikë fillimi, që kushdo pushtetar që kapet duke vjedhur paratë e taksapaguesve, të largohet, të shkojë para drejtësisë!
Do të shkojë para drejtësisë popullore nëse drejtësia aktuale, nëse sistemi i drejtësisë nuk e kryen detyrën e vetë. Reagoni të nderuar qytetarë! Ky është momenti ynë ta ndryshojmë Shqipërinë, ta ndryshojmë Tiranën!”, është shprehur Muçollari./ CNA
Kryetarja e degës së PD-së në Mat, Denisa Vata, u shpr...
Mazhoranca miratoi dje një rezolutë, që siç e ka theks...
Dje parlamenti miratoi një rezolutë, e cila i hap rrug...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Dorian Teliti, në protestën që po zhvillohet para Bashkisë...
Në emisionin "Now me Erla Mëhillin", Sekretari i Përgj...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shp...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar rezolutën anti-SPA...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur për shanset e opozitës...
Sot parlamenti është mbledhur për të miratuar një rezolutë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në fjalë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh në fjalë...
Mazhoranca ka ndërmarrë një sërë hapash për të vënë në...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit, ka mbrojtur në Kuve...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dal...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën gjatë fjalës së tij ...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, dekl...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...