Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Kryetarja e degës së PD-së në Mat, Denisa Vata, u shpreh nga selia blu se SPAK-u duhet të thërrasë kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malajn, pasi ndaj tij ka një padi që në nëntorin e vitit 2023.
Sipas Vatës, kryebashkiaku socialist i Matit ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarëve të tij.
Vata denoncoi se kompania e familjes Malaj, "GLOBAL SECURITY", gjatë viteve 2014-2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej 360 transaksioneve me institucione të shtetit.
"Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit, pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve? Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh? Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtuar një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?", u shpreh ajo.
Deklarata e plotë:
Pse nuk e thërret SPAK-u kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malajn, edhe pse kundër tij ka një kallëzim zyrtar nga partia më e madhe e opozitës dhe dhjetëra indicie në rrugë të tjera për aktivitet kriminal?
Agron Malaj u thotë bashkëpunëtorëve të tij në Mat se është i paprekshëm dhe nuk ka çfarë i bën SPAK-u, se i ka rregulluar punët me ta, por kjo është mes tij dhe Prokurorisë.
Ajo që u intereson matjanëve është zbardhja e së vërtetës dhe vënia para përgjegjësisë së abuzuesve me taksat e tyre. Për shkeljet e kryera nga kryebashkiaku A.Malaj, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin penal nr. Protokolli 273 në nëntor të vitit të shkuar.
Agron Malaj është denoncuar nga Partia Demokratike për këto shkelje dhe po ia rifreskojmë kujtesën si atij ashtu edhe SPAK-ut:
Kryebashkiaku socialist i Matit ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarëve të tij.
Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i të paktën pesë shoqërive tregtare.
1-GLOBAL SECURITY e cila gjatë viteve 2014 – 2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej 360 transaksioneve me institucione të shtetit.
2-TRAJA & MADHESH sh.p.k.
Banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqëria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.
Kontrolli i Lartë i Shtetit citon ndër të tjera:
Në procedurat e dhënies me koncension për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh u konstatuan pasaktësi mbi përdorimin e ujit dhe dëgjesave publike të banorëve të zonës. Në vlerësimin e Ndikimit në Mjedis u konstatua pasaktësi në kundërshtim me legjislacionin mjedisor në fuqi.
Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike
3-A.R.M-ALBANIA sh.p.k.
4-ARMY GUARD SECURITY sh.p.k.
5-La Brisa sh.p.k. pronare e hotelit luksoz La Brisa në Dhërmi
Partia Demokratike, në emër të banorëve të bashkisë MAT dhe interesit publik, ka disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të reagojë me nisjen e hetimeve të thelluara dhe të menjëhershme:
-Përse kompania Global Security, ku ka qenë pronar deri në Nëntor 2019 kryebashkiaku dhe tani është i vëllai, fiton në mënyrë të përsëritur kontrata, edhe me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës si rasti i UKT Tiranë?
-Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit, pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve?
-Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh?
-Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtuar një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?/CNA
Mazhoranca miratoi dje një rezolutë, që siç e ka theks...
Dje parlamenti miratoi një rezolutë, e cila i hap rrug...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Dorian Teliti, në protestën që po zhvillohet para Bashkisë...
Në emisionin "Now me Erla Mëhillin", Sekretari i Përgj...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shp...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar rezolutën anti-SPA...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur për shanset e opozitës...
Sot parlamenti është mbledhur për të miratuar një rezolutë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në fjalë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh në fjalë...
Mazhoranca ka ndërmarrë një sërë hapash për të vënë në...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit, ka mbrojtur në Kuve...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dal...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën gjatë fjalës së tij ...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, dekl...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen për S...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...