Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Departamenti i Arsimit në PD, në takimin e punës me kryetarin Sali Berisha, paraqitën planin për hartimin e Programit të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor për vitet 2025-2029.
Berisha foli për gjendjen mjerane të arsimit të nxënësve, shpopullimin e mbi 1 milion shqiptarëve, politizimin dhe korrupsionin që ka zënë rrënjë në çdo qelizë arsimore, asgjësimin e kërkimit shkencor dhe rrënimin e sistemeve të kualifikimit të shkencëtarëve shqiptarë.
Ai vuri theksin te rritja e fondeve për kërkimin shkencor dhe rritjen e domosdoshme të pagave të arsimtarëve dhe pedagogëve.
Fjala e Sali Berishës:
Braktisi përpjekjen për konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe për rrjedhojë pati atë rrokullisje që nuk e ka njohur asnjë vend tjetër. Në këtë kontekst jam plotësisht dakord me ju. Programi ynë duhet të jetë ambicioz, duhet të jetë programi i një emergjence. Duhet të jetë program që të shënojë një kthesë të madhe në trendin aktual të rënies së lirë të arsimit në Shqipëri.
Ky program, i cili duhet të fillojë me ciklin parashkollor dhe të përfundojë me ciklin pasuniversitar, do të ketë mbështetjen më të fuqishme financiare nga qeveria e ardhshme. 5 % e buxhetit është zotimi im solemn, dyfishim dhe objekt drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1 mijë e 300 euro në arsimin shqiptar. Nuk do të ketë rrogë nën 2 mijë euro në universitetet e vendit.
Do të bëhet gjithçka për t’i ofruar dhe konkretizuar mundësinë e shkollimit çdo fëmije kudo që të ndodhet ai. Të shkollimit në ciklin parashkollor, parauniversitar, por edhe të shkollimit në universitete. Kemi humbur 10 vite.
Nëse 10 vite më parë mesatarja e të diplomuarve në shkollat e larta në vende të ndryshme shkonte nga 18% në 30%, sot shkon edhe deri në 67%.
Gara e dijes është gara më e pandalshme, por gara më e sigurt që sjell zhvillimin tërësor të një vendi dhe një kombi. Standardet do të jenë standardet e lirisë. Pa liri akademike nuk ka universitete të vërteta. Pa kërkim shkencor universitetet nuk mund të ekzistojnë. Pa arsimin profesional shoqëria nuk u përgjigjet dot kërkesave të tregut dhe do të lëvizet me shpejtësi në të gjitha këto drejtime. Ne në synimet dhe objektivat tanë do të shndërrojmë sistemin arsimor në promotor kryesor të transformimit të vendit. Promotor kryesor të rivitalizimit të këtij vendi. Të ripopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët. Ndaj dhe ju përgëzoj për adresimin që ju keni bërë me projekt-programin e qeverisjes sonë, të problemeve më të mprehta të emergjencës së këtyre problemeve.
Dhe në rast se ne u kemi deklaruar shqiptarëve se për ne gjithçka do të fillojë me investimin te qytetari le ta shprehim sot se i pari midis të parëve në këtë kontekst do të jetë shkollari, nxënësi, studenti, mësuesi, pedagogu i shkollave, universiteteve, arsimit profesional në Shqipëri.
Ne synojmë një arsim, i cili jo vetëm të edukojë vlerat më të larta të lirisë dhe qytetërimit, por edhe dijet më të arrira të fushave më të reja.
Ne në vitet e qeverisjes patëm një objektiv kryesor, nxjerrjen e sistemit arsimor nga korrupsioni. Dhe e vërteta është që me treguesit më të qartë ne në këtë drejtim arritëm rezultatet më të prekshme. Nëse pranimet universitare ishin panair i shëmtuar i korrupsionit, ajo kohë u arkivua. Por, nuk janë vetëm pranimet apo edhe maturat shtetërore. Mendoj se në projektin tonë për arsimin 2025-2029, duhet të parashikojmë vendosjen e sistemeve më transparente për të luftuar me sukses korrupsionin në çdo skaj, në çdo qelizë të shkollës sonë.
Unë edhe një herë ju përgëzoj. E konsideroj projektin që keni përgatitur një projekt-program të shkëlqyer për qeverisjen e ardhshme të PD-së. Sikundër ftoj mësuesit, pedagogët të bashkohen në këtë përpjekje të madhe për të larguar nga pushteti këtë regjim që është me qëndrimet dhe politikat e tij, regjimi më shkatërrimtar për arsimin shqiptar që është njohur ndonjëherë.
Ndjek me shumë interes mendimet dhe veçanërisht angazhimin serioz tuajin për një program sa më të plotë dhe sa më të mirë. Natyrisht programi i arsimit në të gjitha dimensionet e tij duhet të shqyrtohet dhe të merren në konsideratë mendimet. Nuk ka diskutim që ne synojmë për standardet më të mira, por nga ana tjetër rruga e arritjes së tyre është një rrugë e vështirë, duhet të jemi realistë sepse kemi pësuar një shok të vërtetë. A mund të imagjinoni ju universitete pa kërkim shkencor, por asgjë nuk e konsolidon universitetin më shumë se kërkimi shkencor.
Dhe tani pothuajse janë inekzistente. Nuk kanë qenë kurrë. Me vjen keq ta them këtë. Edhe në diktaturë, në çdo kohë të saj. Fakultetet kishin fondin e kërkimit shkencor. Kjo që ka ndodhur është një mënyrë e vërtetë, por unë shoh se programi në vija të përgjithshme u jep përgjigje këtyre çështjeve kryesore. Jam plotësisht dakord që në themel duhet të shqyrtohet gjithçka që të jetë reale dhe t’u përgjigjet synimeve të cilësisë ndaj dhe duke ju mbështetur edhe një herë ju në këtë përpjekje ju shpreh vlerësimin tim më të madh dhe ju falënderoj./CNA
Mëngjesin e së mërkurës, kryeministri Edi Rama ka shpërnda...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nuk është për të qeshur, as për të vënë kujën por ësht...
Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur ironisë së krye...
Anëtari i Kryesisë, Grigels Muçollari, në fjalën e tij...
Kryetarja e degës së PD-së në Mat, Denisa Vata, u shpr...
Mazhoranca miratoi dje një rezolutë, që siç e ka theks...
Dje parlamenti miratoi një rezolutë, e cila i hap rrug...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Dorian Teliti, në protestën që po zhvillohet para Bashkisë...
Në emisionin "Now me Erla Mëhillin", Sekretari i Përgj...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shp...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar rezolutën anti-SPA...
Gazetari Blendi Fevziu ka folur për shanset e opozitës...
Sot parlamenti është mbledhur për të miratuar një rezolutë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në fjalë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh në fjalë...
Mazhoranca ka ndërmarrë një sërë hapash për të vënë në...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit, ka mbrojtur në Kuve...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...