web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tuneli i Llogarasë/ Rama: Do të hapet këtë verë

29 Maj 2024, 09:16, Politikë CNA

Mëngjesin e së mërkurës, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Tuneli i Llogarasë, i cili është drejt përfundimit. Rama shprehet se tuneli i Llogarasë do të hapet këtë verë. 

"Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë drejt hapjes për këtë verë, që bashkë me aeroportin e ri të Vlorës do t’i shtojnë industrisë së re të turizmit dy motorë vendimtarë për Shqipërinë 2030 kampione në rajon, ju uroj një ditë të mbarë", u shpreh Rama. 

Një ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë inspektimit që kreu në tunelin e Llogarasë theksoi se këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet, të cilat do të kalojnë përmes tij./CNA 





Lajmet e fundit nga