web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i Këlliçit/ “Do nxjerrim fakte për drejtorët që janë jashtë qelisë”

29 Gusht 2024, 20:04, Politikë CNA
Paralajmërimi i Këlliçit/ “Do nxjerrim fakte për
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë fakte për drejtorët që janë përfshirë në korrupsion por që ndodhen jashtë hekurave, por që presin me ankth momentin kur do të përballen me drejtësinë.

Gjatë një interviste për mediat, Këlliçi dha dhe një mesazh për të gjithë mediat që numërojnë se sa njerëz kishte në protestë, të jenë të qetë se protestat do të vazhdojnë edhe sikur t’i duhet të dalë vetëm para Bashkisë së Tiranës.  

“E gjithë banda e 5D e përfshirë në vjedhje do çmontohet javë pas jave në protestë. Flasim për drejtorët që janë jashtë që presin me ankth a do shkojnë këtë muaj apo këtë javë në qeli. Ka drejtorë të tjerë që unë i kam kallëzuar për të cilët do të nxjerrim fakte gjatë ditëve në vijim.

Të jenë të qetë, ata që i kanë kapur ethet sa njerëz ka në protestë, të jenë të qetë se protesta do vazhdojë edhe sikur të jem unë vetëm. Veliaj dhe të gjithë të përfshirët në këtë aferë do shkojnë para drejtësisë. Herët a vonë do ndodhë pasi janë dokumente zyrtare me firma dhe vula të shtetit”, tha Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga