web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Më 4 shtator Këshilli i Mandateve diskuton kërkesën e PD-së për Vullnet Sinajn

29 Gusht 2024, 13:52, Politikë CNA
Më 4 shtator Këshilli i Mandateve diskuton kërkesën e
Vullnet Sinaj

Më 4 shtator, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, ora 11:00 për kërkesën e deputetëve të PD-së për Vullnet Sinajn. 

"Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 04.09.2024, ora 11:00, me këtë rend dite: “Shqyrtimi i mocionit të 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj", thuhet në shkresë. 

Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, demokratët akuzojnë Sinajn se në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit, në vlerë disa miliona lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës kur ushtron edhe mandatin e deputetit.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë deputeti, i cili shprehet se gjobëvënësit mediatikë e përsërisin këtë këngë gjinkallash nga viti 2017.

Ai thekson se surpriza është që thashethemet e portaleve përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.

Deputeti sqaron se që nga viti 2017 ka dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve dhe se nuk ka përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit.

"Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit", shprehet ai ndër të tjera./CNA

Më 4 shtator Këshilli i Mandateve diskuton kërkesën e





Lajmet e fundit nga