Berisha: Drejtuesit e vërtetë të policisë janë bandat e qeverisë
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sal...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e zv.kryeministres Belinda Balluku për transportin e mbetjeve toksike drejt Tajlandës.
Pas mbledhjes së qeverisë, Belinda Balluku deklaroi se Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës.
Por Bardhi thekson se sipas logjikës së Ballukut nga ky port mund të kalohet edhe kokainë dhe të shënohet si miell.
Ai hedh akuza duke thënë se prej kohësh Porti i Durrësit është shndërruar në një han pa porta.
"Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrjeje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit", u shpreh ai.
Reagimi i plotë:
Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda” nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas qeverisë kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjienike.
Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore, por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur.
Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrjeje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisjeje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar./CNA
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sal...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Pirro...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Në një postim në rrjetet sociale, Edvin Kulluri, një n...
Seanca plenare e 12 shtatorit pritet të jetë vendimtar...
Ish-kreu i degës së PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, ka ngri...
Po ju drejtohem me këtë letër, si një reagim në cilësi...
Të martën do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, Edi...
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtm...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një reagi...
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Koordinatori...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në takim të Ngarku...
Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Sot kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e ...
Të hënën KAS-i ka lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në ...
Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Ambasadorëve “T...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...