Rama thërret drejtuesit politikë në seli/ Zbardhet fokusi i mbledhjes
Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socia...

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot disa prej komenteve që i janë bërë në rrjetet sociale. Komentet vijnë nga qytetarë të ndryshëm, që shkruajnë në llogarinë e kryeministrit në ‘Facebook’.
Rama mori komente në lidhje me pagat në Shqipëri, krahasuar me situatën në rajon dhe Europë.
Rama tha se nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetër në Shqipëri dhe se shpeshherë nuk mendohet për taksat e pagës.
Kryeministri shtoi se nuk janë më kohët që ishin, nuk është më njësoj bota, nuk është më njësoj Europa sot me atë që ishte deri dje dhe kostoja e jetesës në Europë është rritur.
Në fund, shtoi se me planin “Shqipëria 2030”, do të këtë ndryshime edhe në këtë aspekt.
“Debat interesant dhe me lejen tuaj po hyj edhe unë të them mendimin tim. E para, ka kohë që nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetër në Shqipëri dhe e dyta, rroga është ajo që duket, por pas asaj ka edhe taksa dhe ta dini, 57% e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë ndërsa 36% e tyre kanë nga 4-10% taksë, kurse vetëm rrogat mbi 1300 euro e kanë taksën mbi 10%.
E dyta, në turizëm dhe në ndërtim në Shqipëri merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë ndërsa kur je jashtë qytetit tënd, edhe fjetjen edhe ushqimin ta paguan kompania. Këto janë fakte dhe me këto shpjegohet edhe kthimi i atyre që kanë filluar vijnë të punojnë në turizëm, për shembull, apo i atyre që investojnë në agroturizëm kursimet e tyre jashtë po e po sepse ju del ku e ku më mirë.
E treta, avash me 'kekun' dhe me 'byrekun' sepse nuk janë më kohët që ishin, nuk është më njësoj bota, nuk është më njësoj Europa sot me atë që ishte deri dje dhe kostoja e jetesës në Europë është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur, këtë e dimë mirë që të gjithë.
Prandaj, gjithsekush le t’i shohë me qetësi opsionet e veta dhe të vendosë, qoftë për t’u kthyer plotësisht, qoftë pjesërisht disa kohë këtu e disa kohë atje apo qoftë, duke investuar këtu e duke ndenjur atje. Të gjitha janë të mundura dhe nga të gjitha këto gjen tek njerëzit që janë kthyer apo që i kanë kthyer sytë nga Shqipëria.
Jemi në rrugën drejt majës së 'Shqipërisë 2030', për pak vite do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian, gjithçka do të ndryshojë, por kush vjen sot i jep vetes mundësinë që të fitojë më shumë përpara sesa me hyrjen në Bashkimin Europian gjithçka të bëhet njësoj si kudo tjetër", - tha Rama./CNA
Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socia...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësit ...
“Kolegu” im, Ols Angoni, as nuk e ka idenë se me kë ës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e t...
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Emirateve të Bashkua...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur në një pos...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka fol...
Drejtuesi Politik i PArtisë Demokratike për qarkun Berat, ...
Partia Agrare Ambientaliste në një takim me emigrantët ka ...
Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale nj...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon publikimet e tij me kanosj...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve n...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kryebashkiaku Erion Veliaj prej dy javësh ka nisur një sul...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka d...
Kryebashkiaku i Tiranës nën masë sigurie në burg pa afat d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...