VIDEO/ Zegjineja merr përgjigje për Gaz Bardhin
Zegjine Çaushi është bërë kudo virale me reagimet dhe akuz...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një audiomesazh nga qelia ku ka sulmuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në mesazhin e publikuar Meta i referohet intervistës së mbrëmshme të ministrit Manja në emisionin “Opinion”.
Kreu i PL-së thotë në audiomesazh se Manja mashtroi publikisht për situatën në burgje, e cila është më keq se në vendet diktatoriale.
Më tej Meta tha se kjo qeveri do të marrë përgjigje më 11 maj dhe u shpreh se pas kësaj date nuk do të ketë më zvarritje të proceseve hetimore.
“Ministri famoz i Drejtësisë, ai i 'Dosjes 184', të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin.
Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.
Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.
Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze.
Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europianë të drejtësisë.
Ky numër kaq i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon abuzimin e hapur me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji.
Kjo sjell zvarritje pa fund të proceseve gjyqësore dhe këtu, për fat të keq ka njerëz, që janë marrë në pyetje vetëm një herë, gjatë dy viteve paraburgim dhe pa asnjë akuzë.
Ndaj, jo vetëm “Amnesty International”, por edhe Këshilli i Europës edhe Komiteti për Parandalimin e Torturës, e kanë kritikuar vazhdimisht Shqipërinë, për situatën e rëndë në burgje, për mungesën e transparencës së trajtimit të ankesave të të burgosurve, për mungesën e stafit mjekësor dhe terapeutik, që ka çuar deri në kushte të trajtimit çnjerëzor për qindra të paraburgosur me probleme shëndetësore.
Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale.
Si mund të shqetësohet për të drejtat e njeriut në burgje, një Kryeministër, që 12 vite më parë premtoi shëndetësi falas , ndërsa tani edhe “Amnesty International” , siç u detyrua ditët e fundit, theksoi trajtimin çnjerëzor të qytetarëve të lirë, siç e dinë të gjithë dhe të sëmurë, jo vetëm tek Onkologjiku.
Statistikat skandaloze me mijëra të paraburgosur, ku mbi një mijë prej tyre nuk kanë akuzë, nuk e fshehin faktin se qëllimisht janë lëshuar fletë-arrest fiktive, ndërkohë që duhet të ishin ndaluar prej kohësh për kriminelë elektoralë të provuar nga përgjimet ndërkombëtare, të cilët sot veprojnë për llogari të Edi Ramës, në Elbasan, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe në zona të tjera.
Por më 11 Maj, ata të gjithë do të marrin përgjigjen e merituar, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur do të hetohen në liri. Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore.
Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë, që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit”, tha Meta./ CNA
Zegjine Çaushi është bërë kudo virale me reagimet dhe akuz...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përgjatë një tak...
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Elbasanit, Tomor Ali...
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, ambasada am...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, theksoi s...
Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, në një takim elektoral, akuz...
Kaubojsi i Rilindjes, Eduart Ndocaj, që shkoi me Lulzim Ba...
Kandidatja për deputete e PD-së, Ilda Zhulali, ishte e ftu...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka komentuar problematik...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiran...
Gazetari dhe moderatori i emisionit "Opinion", Blendi Fevz...
Kandidate për deputete në “listën e hapur” të PD-ASHM në Q...
Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Edith Harxhi, ...
Kryeministri Edi Rama ka përfshirë çështjen e pasaportës e...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se është zgjedhur mën...
Analisti Andi Bushati është përplasur me Denis Dyrnjanë në...
Media ndërkombëtare "The Guardian" ka publikuar një artiku...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një dalje tel...
Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Elisa Spiropali e ft...
Faqja “Lolita” ka hapur në “Facebook” një sondazh për zgje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...