"Investitorët strategjikë, klientela e Ramës"/ Këlliçi: Ende asnjë zyrtar shteti i arrestuar për aferat më të mëdha
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...

Kryeministri Edi Rama ka përfshirë çështjen e pasaportës europiane në fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit, duke e përdorur si një mjet për të kërkuar një mandat të katërt qeverisës. Ai thotë se ky mandat është i nevojshëm për të finalizuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në vitin 2027 dhe të bëhet anëtare e plotë deri në vitin 2030.
Nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, çdo qytetar shqiptar do të pajiset me një pasaportë që do të përmbajë elemente të sigurisë të standardeve të Bashkimit Europian. Rama e ka cilësuar këtë pasaportë si "fytyrën e pasaportës shqiptare europiane".
Premtimi i socialistëve është se pasaporta europiane do të mundësojë lëvizje të lirë, mundësi punësimi dhe studimi në vendet e BE-së, si dhe përfitime të barabarta në shërbimet shëndetësore dhe sociale. Rama thekson se kjo do të bëjë që shqiptarët të jenë qytetarë të dorës së parë në Europë.
Ai ka deklaruar se kush do pasaportën e BE-së, ka vetëm një rrugë, të votojë për Partinë Socialiste, thënë ndryshe na jepni votën, t’u japim pasaportën europiane!
Rama e ka prezantuar veten dhe forcën që ai drejton si mundësinë e vetme për të siguruar pasaportën europiane për shqiptarët dhe për të realizuar integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“11 maji është një takim me historinë, sepse më 11 maj, votuesit me votën e tyre do të zgjedhin për Shqipërinë në BE, për t’u bërë qytetarë të barabartë të Europës", ka thënë Rama.
Nga ana tjetër, Komisionerja për zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, në 13 mars ka theksuar se qytetarët shqiptarë do të vendosin se çfarë qeverie do të kenë dhe se nuk pret që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit, duke lënë të nënkuptuar se nuk është e rëndësishme forca politike që do të fitojë dhe më pas do të drejtojë, më tepër sesa përmbushja e reformave të kërkuara nga unioni europian.
“Unë nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE sepse do të ndodhë në një kohë të gjatë dhe është një proces i thellë dhe jam e sigurt që të gjitha ato reforma do të vijojnë dhe këto reforma nuk po kryhen nga Shqipëria sepse i do Bashkimi Europian, por sepse ky është një proces shndërrues, transformues për Shqipërinë dhe janë vetë qytetarët shqiptarë që do ta vendosin se çfarë qeverie do të keni në të ardhmen", ka thënë Kos.
Nga ana tjetër, opozita shqiptare ka reaguar ashpër ndaj premtimit të Kryeministrit Edi Rama për dhënien e pasaportës europiane qytetarëve shqiptarë, duke e konsideruar si një manovër elektorale dhe një shfajësim të dështimeve të qeverisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se pasaportat europiane të Edi Ramës janë të pavlera dhe se Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë kriteret e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
"Pasaporta europiane e Ramës mashtrim, si djegësi i Tiranës! Kërkon të heqë vëmendjen nga dështimet e 12 viteve, duke folur për zhapikë e hardhuca", theksoi Berisha gjatë një takimi elektoral.
Fushatat elektorale të secilës forcë politike karakterizohen nga premtime shpesh të ekzagjeruara dhe të harruara pas procesit të votimit. Ngelet për t’u parë realizimi i premtimit kryesor të kryesocialistit Edi Rama.
Procesi i integrimit në BE ka dëshmuar në kohë se është shumë i ndërlikuar dhe i ndikuar nga një sërë faktorësh dhe kjo jo vetëm për Shqipërinë.
Afatet e propozuara nga Rama mund të ndikohen nga faktorë të jashtëm, si qëndrimi i vendeve të BE-së dhe përmbushja e reformave të kërkuara, ndërsa përballë shfaqet edhe rreziku për ta lënë Shqipërinë në vendnumero, përtej premtimeve elektorale./ CNA
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se është zgjedhur mën...
Analisti Andi Bushati është përplasur me Denis Dyrnjanë në...
Media ndërkombëtare "The Guardian" ka publikuar një artiku...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një dalje tel...
Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Elisa Spiropali e ft...
Faqja “Lolita” ka hapur në “Facebook” një sondazh për zgje...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ftuar në emisionin “Op...
Deputetja e Forza Italia, Eriça Mazzeti ishte e pranishme ...
Kryetari i Partisë “Mundësia” në një dalje televizive ka f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Partia “Mundësia” ka zhvilluar një takim me banorët e njës...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Berat ku zhvill...
Nga lagjja 8 e qytetit të Korçës, drejtuesi politik i Part...
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës me...
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazn...
Luli Basha vijon t’i dedikojë video Ramës me këngët e Unik...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kandidatja e Erion Veliajt, kryetarja e Komisionit të Ligj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...