web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Problematikat me zarfet bosh/ Celibashi: Në KQZ janë raportuar vetëm 7 raste

2 Maj 2025, 10:55, Politikë CNA

Problematikat me zarfet bosh/ Celibashi: Në KQZ janë raportuar

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka komentuar problematikat për zarfet bosh që u kanë shkuar emigrantëve.

Sipas Celibashit, në KQZ janë raportuar vetëm 7 raste.

“Nuk e di nëse janë të djathtë apo të majtë ata që ankohen për procesin zgjedhor. Nëse dikush ka shqetësime në lidhje me procesin e votimit, ta depozitojë shqetësimin në llogarinë që ka në PER. Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e votimit dhe janë 156 problematika të raportuara”, deklaroi Celibashi.

Ndër të tjera theksoi se DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrë zarfet që nuk u janë dhënë votuesve deri në datën 8 maj.

“Rikonfirmoj se DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrë zarfet që nuk u janë dhënë votuesve deri në datën 8 maj”, tha Celibashi.

Në lidhje me bashkëpunimin me SPAK-un, Celibashi tha se KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Posaçme dhe brenda 24 orëve do të bëhet me dije dhe puna e bërë deri më tani.

“Në javën që po mbyllim kemi pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK-un për problematika të procesit zgjedhor".

Do duhet të bëj me dije që brenda 24 orëve do të vendosim në dispozicion çfarë është kërkuar”, tha Celibashi.

Më tej theksoi: “Shqipëria është në një moment të rëndësishëm ndaj duhet të reflektojmë për të pasur zgjedhje me integritet”./ CNA





Lajmet e fundit nga