web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet nga Reforma Zgjedhore/ Kapri: Pragu i lartë godet partitë e reja politike

3 Maj 2026, 16:07, Politikë CNA

Ndryshimet nga Reforma Zgjedhore/ Kapri: Pragu i lartë godet partitë e

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ndau sot një qasje kritike sa i takon ndryshimeve me të cilat do të përballen subjektet politike nga Reforma Zgjedhore.

Në një prononcim televiziv, Kapri u shpreh se vendosja e një pragu të lartë zgjedhor është si një goditje për partitë e reja politike, që e kanë të vështirë këtë kalim.

Sipas deputetit, një plan i tillë nuk godet vetëm partitë, por edhe demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri.

“Ndryshimi në një proporcional kombëtar, qoftë dhe me listë të hapur që në pikëpamje të para mund të duket më demokratike, në fakt synon të godasin partitë e reja sepse do vendosin pragun e lartë. Po të shikosh, asnjëri prej tyre nuk guxon të thotë sa është pragu dhe vendosja e një pragu të lartë do të ishe direkt goditje jo thjesht për ne për partitë e reja, por për demokracinë dhe për pluralitetin në Shqipëri. Plani për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101 synon pikërisht që t’ia vështirësojë ose t’ia pamundësoj partive të tjera që të hyjnë në zgjedhje. Ndaj kjo është e gjitha farsë, është e gjitha një mundësi për të goditur pluralitetin politik në Shqipëri”,- tha Kapri./CNA





Lajmet e fundit nga