web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtim pas përplasjeve me Ramën?/ Ish-ministri: Ja nga çfarë varet e ardhmja e Spiropalit në PS

30 Prill 2026, 22:09, Politikë CNA

Përjashtim pas përplasjeve me Ramën?/ Ish-ministri: Ja nga

Ish-ministri Arben Malaj ndau sot një përshtypje lidhur me përplasjet e krijuara së fundmi mes kryeministrit e njëherësh kryesocialistit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

Duke folur në emisionin “Now”, Malaj theksoi se një vendim për përjashtimin e deputetes nuk varet më plotësisht nga Rama.  

Malaj tha se sfida më e madhe në këtë moment mes socialistëve është qartësia për hapin e radhës nga Spiropali.

“Unë po kuptoj një gjë për Spiropalin, që Rama nuk do të nxitojë ta përjashtojë. Jo se i prishet imazhi, se ka përjashtuar edhe figura me më shumë impakt pozitiv publik në të kaluarën, por nuk do që t’i lerë kohë që të organizohet. Kjo është sfida e Spiropalit; do të dalë përballë, siç doli në Hungari lideri i ri apo do të presë të vijë goditja? Unë besoj se e ardhmja e Spiropalit nuk do të vendoset nga çfarë do të bëjë Rama, por nga qartësia, vendosmëria dhe përkushtimi i saj për të krijuar një maja të re në të majtën shqiptare, si një alternativë për 2029”,-tha Malaj./CNA





Lajmet e fundit nga