"Integrimi të bazohet në meritë"/ Berisha, në samitin e IDU: Ja kush janë pengesat kryesore të procesit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pje...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti këtë të enjte tre homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia.
Në një konferencë të përbashkët, katër ministrat theksuan se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Europës dhe në kontekstin e sotëm gjeopolitik, zgjerimi nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike.
Po ashtu, gjatë takimit u konfirmua edhe mbështetja e këtyre vendeve në procesin e anëtarësimit europian të Shqipërisë.
“Patëm shkëmbime të hapura dhe konstruktive mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe perspektivën më të gjerë evropiane të Ballkanit Perëndimor, në një frymë besimi, partneriteti dhe përgjegjësie të përbashkët. Ritheksova se anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik kryesor i Shqipërisë, i mbështetur fuqimisht nga një konsensus i gjerë kombëtar.
Jemi plotësisht të angazhuar për të ruajtur këtë ritëm të fortë dhe presim përmbushjen e IBAR sa më shpejt në një periudhë të afërt, duke hapur rrugën për fazën e ardhshme të negociatave, atë të mbylljes së kapitujve, për të cilën kemi punuar në mënyrë intensive dhe jemi pregatitur paralelisht.
Ky është dhe duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë, i mbështetur në reforma dhe rezultate konkrete e të verifikueshme. Ne vijojmë të përqendrohemi në forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes dhe përputhjen e plotë me standardet e BE-së.
Në këtë përpjekje të përbashkët, angazhimi i vazhdueshëm dhe besimi i ndërsjelltë do të jenë thelbësore për besueshmërinë e procesit si dhe për të ecur përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.
Shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet rajonale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit, bashkëpunimit dhe perspektives së qartë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. U informova mbi përgatitjet për takimin e ardhshëm të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Bratislavë, dhe ramë dakord se mbështetja politike për zgjerimin, integrimi gradual dhe koordinimi më i ngushtë mes shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duhet të mbeten në qendër të agjendës më 12 maj dhe në vijim.
Diskutimet tona u përqendruan gjithashtu në ndërlidhjet energjitike dhe korridoret e transportit, veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme. Këto zhvillime nënvizojnë edhe më shumë nevojën për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe sigurisë energjetike”,-theksoi Hoxha./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pje...
Disa foto të ish-presidentit Ilir Meta në kutinë prej xham...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu po merr pjesë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndau një dekl...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëta...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka dhënë një deklaratë...
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali në n...
Politologu Afrim Krasniqi u ndal sot gjerësisht në problem...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi me anë të ...
Demokratja Ilda Zhulali e cilësoi sot si të guximshëm reag...
Politologu Ermal Hasimja komentoi sot lidhur me përplasjet...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ftuar në emis...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte i pranishëm n...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në Syri Tv ka folur për dekl...
Socialisti Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Shqipëria Li...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në një reagim t...
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Ter...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...