web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kreun e PD-së/ Berisha: Salianji e shiti veten në burg

2 Maj 2026, 12:53, Politikë CNA

Gara për kreun e PD-së/ Berisha: Salianji e shiti veten në burg

Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual me qytetarët ka folur për garën për kreun e PD-së dhe kandidatët që nuk u pranuan të kandidonin, ndër ta dhe Ervin Salianji.

Sipas Berishës, Ervin Salianji e ka shitur veten në burg.

“PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë.

Unë i them portalit se këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtira.

Se Ervin Salianji, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri, u shpall i burgosur politik sepse ishte për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten.

Tani nuk do përsëris problemet e tij se i kam thënë.

Në burg, ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri. Sapo doli, ai ishte në shoqërinë e vazhdueshme të Ergys Agasit.

Dhe, për portalin që pyet, i them, pikërisht momentin kur plasi skandali Balluku, ky filloi xhiron për të sfumuar zhurmën, për të krijuar një vatër tjetër debati.

Dhe njëherë, ata që kanë mbajtur qëndrim, ata që përfaqësojnë pushtetin, lidhjet me pushtetin, ata të cilët kanë qenë kundër PD në fushatë elektorale, ata nuk kanë dhe nuk do kenë vend ndonjëherë në PD.

Nuk e kam këtu për zonjën Sela, nuk e di se nuk e njoh, është hera e parë që ia kisha dëgjuar emrin, dhe natyrisht gara ka disa kritere. Gara për kryetar të PD, kudo në botë, ka kritere dhe në Shqipëri ka kritere”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga