Buxheti 2024/ Rama: Qeveria fond 2.2 miliardë lekë për të mbështetur familjet
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në një postim në rrjetet...

Vlerësohet me “Urdhrin e Meritës Policore” dhe me “Medaljen e Kryqit të Bardhë”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe vlerësohen me “Medaljen e Kryqit të Bardhë”, 2 drejtuesit e departamenteve për Kufirin dhe Migracionin dhe për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare iu dorëzoi “Medaljen e Nderit”, të akorduar nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, 3 drejtuesve të strukturave për Kufirin dhe Emigracionin, të Policisë Kombëtare spanjolle.

Në vlerësim të bashkëpunimit të bazuar në profesionalizëm dhe në besueshmëri, të demonstruara gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, Francisco Pardo Piqueras i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku “Urdhrin e Meritës Policore” dhe “Medaljen e Kryqit të Bardhë”, të akorduara nga Ministri i Brendshëm i Mbretërisë spanjolle. Njëkohësisht, u vlerësuan me “Medaljen e Kryqit të Bardhë”, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi.
Ndërkohë, për të vlerësuar bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura së bashku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku iu dorëzoi “Medaljen e Nderit”, të akorduar nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, 3 drejtuesve të strukturave për Kufirin dhe Emigracionin, të Policisë Kombëtare spanjolle, konkretisht:

-Komisarit të Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit të Policisë Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës, Julian Avila Polo;
-Drejtuesit të Departamentit Qendror të Riatdhesimeve dhe Kthimeve në Komisariatin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit, David Bartolome Sanz;
-Drejtuesit të Departamentit të Koordinimit dhe Emigracionit në Komisariatin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit, Fernando Vaquero Moreno.
Në ceremoninë për dorëzimin e medaljeve për zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shqipërisë, në Spanjë, Gazmend Barbullushi.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku shprehu falënderimet për vlerësimin e bërë, për të cilin u shpreh se ndjehet shumë krenar dhe se është një motivim për të dhe për 2 drejtorët e departamenteve, për të përmbushur me devocion misionin e vështirë të përballjes me sfidën globale të luftës kundër krimit. Po ashtu nënvizoi se ky është një vlerësim që i bëhet të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët me profesionalizimin e tyre kanë sjellë realizimin e suksesshëm të një sërë operacionesh të përbashkëta në luftën kundër krimit dhe kanë ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, jo vetëm profesional, por dhe miqësor.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, Francisco Pardo Piqueras theksoi se kjo ceremoni ka një domethënie të veçantë, pasi vlerësohen punonjës të 2 policive, Policisë spanjolle dhe Policisë shqiptare, vlerësimi i cili është një dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të vendosur mbi baza të besimit reciprok mes palëve. Gjithashtu, Piqueras u shpreh se në kohët e sotme, kur lufta ndaj krimit është një sfidë globale, bashkëpunimi është një element shumë i rëndësishëm, si në nivel bilateral ashtu dhe në atë multilateral.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në një postim në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medi...
Pak më parë ka nisur online mbledhja e Komisionit për Poli...
Shumë personazhe politike kanë pësuar ndryshime drasti...
Partia Socialiste pritet të mbajë këtë të martë një Asambl...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në rrjetet so...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në orët e von...
Deputeti i PD, Agron Shehaj ka deklaruar se nuk është më p...
Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se...
Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati ka folur p...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi pas tensioneve ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar çështjen e vulës s...
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas ...
Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim nga kr...
Sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj i ka...
Komisioni i Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë do të...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit sot në SPA...
Ervin Salianji, apo siç njihet ndryshe si deputeti “Ba...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...