web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos u bëfsh kurrë si Nano dhe Berisha!”/ Nikoll Lesi batuta me Ramën

13 Maj 2026, 20:35, Politikë CNA

“Mos u bëfsh kurrë si Nano dhe Berisha!”/ Nikoll Lesi

Kryeministri Edi Rama dhe botuesi Nikoll Lesi ndanë këtë të mërkurë një bashkëbisedim duke u kthyer pas në politikën dhe median e 35 viteve më parë.

Në nisje të komunikimit, Lesi dhe Rama shkëmbyen edhe batuta të shumta. Një prej tyre lidhej me dy ish-kryeministrat shqiptarë, Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Me humor, Lesi i tha Ramës se i ka bërë një dedikim në një libër që i dhuroi, ku i uronte të mos bëhej kurrë si këta politikanë.

Lesi: Jam i detyruar ta lexoj këtë hyrje, këtë dedikim. Në fakt, dedikimet janë personale. Por te libri “Si njoha Nanon dhe Berishën’ që unë e kam botuar dhe ka një shënim që nuk e di nëse do të pëlqejë, por po të duash e lexoj unë.

Rama: Lexoje. Po.

Lesi: Unë po e lexoj. ‘Edi Ramës. Mos u bëfsh kurrë si këta të dy’.

Rama: Na hape temë të madhe me këtë. Se nuk kanë qenë njësoj./CNA





Lajmet e fundit nga