web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Prapë ti Ferit"/ Këlliçi: Ministri i Jashtëm me arrogancën që ka, ka bërë një tjetër gafë

12 Maj 2026, 17:42, Politikë CNA

"Prapë ti Ferit"/ Këlliçi: Ministri i Jashtëm me

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka bërë një tjetër gafë.

Sipas Këlliçit, ministri Hoxha në një prnoncim për mediet italiane ka thënë se marrëveshja me Italinë për emigrantët nuk do të rinovohet dhe më pas ka thënë se ia kanë nxjerrë qëndrimin jashtë kontekstit.

Demokrati shkruan se këto incidente dhe skandale të ministrit nuk janë as spontane as rastësi, por pasojë e një fodullëku e dikujt që mendon se është mbi të tjerët.

 

Postimi i Këlliçit

 

Prapë ti Ferit...?!

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me arrogancën dhe supermacinë që pretendon se ka, ka bërë sot një tjetër gafë për të cilën është detyruar të japë shpjegime më pas!

Kur një kryediplomat sqarohet një herë në javë për gjërat që bën e gjërat që thotë, ka një problem serioz.

I paska deklaruar një gazetari italian në Bruksel, se marrëveshja 5 vjeçare me Italinë për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, nuk do të rinovohet. Një kurajo intelektuale kjo, për të kundërshtuar shefin e tij që është vasal dhe i përkulur kur i duhet të marrë mbështetje për karrigen e tij!

Nuk na ka lënë shumë kohë të mendojmë kështu Feriti, pasi shpejt është shpjeguar duke thënë se ja paskan nxjerrë këtë qëndrim jashtë kontekstit dhe se qenka më tepër një opinion i tij personal.

I njëjti Ministër i Jashtëm, 2 javë më parë ishte protagonist i një skandali që asnjë kryediplomat shqiptar deri më tani nuk e kishte bërë. Në një grup zyrtar komunikimi me ambasadorë dhe vartës të tij, i cilësoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si idiotë.

Në fillim e mohoi dhe si zakonisht, tashmë i konvertuar në rilindas të Edi Ramës bëri viktimën e një komploti.

Pastaj fshiu mesazhin. Pastaj tha se ishte gjë e parëndësishme. Më vonë, pohoi se komunikimi që duhet të kemi parasysh është ai në kanalet zyrtare të MPJ dhe jo ai që Feriti përdor me ambasadorët dhe vartësit.

Këto incidente dhe skandale, nuk janë spontane, as rastësi.

Janë pasojë e një fodullëku e mendjemadhësie tipike e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, të cilët mendojnë se janë jo vetëm të pushtetshëm pa limit, por edhe mbi të tjerët intelektualisht. Dhe kur pastaj del e kundërta, kur tregojnë papërgjegjshmëri dhe mediokritet, e kanë gati justifikimin.

Të tjerët e kanë fajin, mundësisht opozita ose Saliu!

Nëse do të kishte bërë atë që do bënte çdo zyrtar me pak etikë dhe dinjitet, nëse do të kishte dhënë dorëheqjen me skandalin e fyerjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, nuk do të kishte ndodhur ky incidenti me shtypin italian.

Dhe ai i radhës në vijim...





Lajmet e fundit nga