E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar vendimin e qeverisë që sipas tij ka shkurtuar fondet buxhetore për Arsimin, Shëndetësinë dhe Bujqësinë.
Meta thotë se ky është një tregues i vijimit të moskujdesit dhe braktisjes së tre sektorëve jetikë socialë, me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra mijëra mësues, mjekë, infermierë e stafe mbështetëse, si dhe fermerë.
Meta thekson se mungesa e fondeve do të thellojë akoma më shumë rezultatet negative të Shqipërisë.
“Vendimi më i fundit i qeverisë për të shkurtuar fondet buxhetore për arsimin me 700 milionë lekë, për shëndetësinë me 2.6 miliardë lekë dhe për bujqësinë me 800 milionë lekë është tregues i vijimit të moskujdesit dhe braktisjes së tre sektorëve jetikë socialë, me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra mijëra mësues, mjekë, infermierë e stafe mbështetëse, si dhe fermerë.
Të lësh arsimin pa fonde shtesë, kur nevoja për rritjen e pagave, për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja, si edhe domosdoshmëria për rritjen e sigurisë së institucioneve arsimore është urgjente provon papërgjegjshmërinë totale politike të narkoqeverisë së Edi Ramës. Mungesa e fondeve do të thellojë akoma më shumë rezultatet negative të Shqipërisë, që renditet e fundit në botë për cilësinë e arsimit.
Të shkurtosh fondet e shëndetësisë pasi ke premtuar 'shëndetësinë falas' do të thotë të braktisësh stafin mjekësor, të thellosh mungesën e ilaçeve dhe investimeve në spitale, në një kohë kur skandalet e mostrajtimit dinjitoz të pacientëve thellohen dhe shpërthejnë çdo ditë, si skandali i Onkologjikut, i sëmundjeve kronike e plot të tjera.
Të ulësh fondet për Bujqësinë, këtij sektori jetik për ekonominë kombëtare dhe punësimin, në kushtet kur fermerët po falimentojnë, po hedhin në kanal prodhimet e tyre dhe po detyrohen të largohen nga Shqipëria, do të thotë ta çosh këtë sektor përfundimisht drejt kapitullimit.
Braktisja e këtyre tre sektorë është një nxitje tjetër e shpopullimit, kësaj axhende antikombëtare të projektuar prej kohësh.
NarkoQeveria e Edi Ramës është e qartë në qëllimin e saj, duke ulur fondet për sektorët vitalë të ekonomisë dhe social, ka rritur fondet e ministrive të Energjitikës, së Brendshme dhe Turizmit, pra praktikisht ka rritur fondet për sektorët e tenderave për të vjedhur taksat e shqiptarëve.
Pesë Prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus që ndalin shpopullimin dhe kthejnë Shqipërinë në fuqi eksportuese janë e vetmja rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, për mbështetjen e familjeve, si dhe për rritjen e mirëqenies të qytetarëve, në veçanti për pensionistët dhe shtresat në nevojë”, shkruan Meta./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u pyet këtë të ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi për më ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli nga ambien...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej rreth 5 or...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur s...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej dy...
Avokati Genc Gjokutaj komentoi paraqitjen për herë të ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mën...
Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një t...
Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë, Ivi Kaso, së bashku me d...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbo...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka f...
Me rastin e festave të fundvitit, kreu i Partisë së Li...
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në tryezën me tru...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folur pë...
Një video po qarkullon më rrjet ku duket qartë se si n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folu...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka treguar tre q...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një tryezë trupin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...