web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta, në panik/ Del jashtë kontrollit, vijon me ‘kërcënimet’

14 Nëntor 2022, 21:57, Politikë CNA
Meta, në panik/ Del jashtë kontrollit, vijon me
Foto ilustruese

Ilir Meta i Partisë së Lirisë, nuk ndalet me kërcënimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pasi shpesh në deklaratat e tij, i drejtohet duke i thënë se do t’i shkulë dhëmbët, këtë herë Meta në "Now" me Erla Mëhillin shprehet se nëse Rama do të prekë votën do ta shikojë mirë se kush është Ilir Meta.

Kam paralajmëruar se 14 maji do të jetë një festë e madhe. Nëse ishin nga 'Rogneri' te 'Skënderbeu', do të jenë deri të 'Stacioni i Trenit' në 14 maj. Gjithë Tirana do jetë atje. Do festojë fitoren e demokracisë, rikthmin e pluralizmit politik. Do thoni ju do prekë votën ai, ta provojë dhe do ta shikoni ju ku do të jetë Ilir Meta, do jetë duke fjetur gjumë apo do të jetë atje me qytetarët për ta ndjekur këmba-këmbës Edi Ramën. Ne po ndeshemi me një mafie botëreore këtu”, tha Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga