Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Afera e Portit të Durrësit, ka zgjuar Lulzim Bashën dhe grupin e përçarësve.
Pas akuzave të kreut të PD-së, se Lulzim Basha është aksioner në këtë aferë korruptive, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së.
Me anë të një konference për media, Alibeaj tha se kanë kërkuar transparencë mbi marrëveshjen e miratuar nga Parlamenti për Portin e Durrësit.
Sipas tij në këtë marrëveshje ka shkelje ligjore dhe Kushtetuese.
“Në seancën plenare të ditës së enjte, ne kërkuam me forcë transparencë të plotë për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Në përgjigje të kësaj kërkese, një ditë më pas, Kuvendi na vuri në dispozicion dokumentacionin e kësaj marrëveshjeje.
Nga studimi që deputetët e Grupit Parlamentar, së bashku me ekspertët tanë, u kanë bërë materialeve të vëna në dispozicion, kanë rezultuar shkeljet kushtetuese dhe ligjore, si vijon:
1. Shkelja e neneve 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit: MSA-ja, e firmosur në vitin 2006 dhe hyrë në fuqi në vitin 2009, sanksionon se çdo ndihmë shtetërore që shteti shqiptar i ofron sipërmarrjeve të caktuara, e cila shtrembëron apo dëmton konkurrencën është në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Përcaktimi me ligj të posaçëm i të drejtave dhe privilegjeve që një sipërmarrje private përfiton për realizimin e një projekti publik, përbën një shkelje flagrante të MSA-së.
Lidhur me praktikën e ligjeve speciale, Komisioni Europian është shprehur në dy raste, ligji për Teatrin Kombëtar dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke konstatuar se përcaktimi me ligj i operatorëve që përfitojnë kontrata publike është në shkelje të detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të MSA-së.
Në rastin konkret, pa asnjë lloj gare, konkurrence apo transparence, qeveria shqiptare ka përcaktuar sipërmarrjen private që gëzon të drejtën për të zhvilluar projektin e portit të Durrësit.
2. Shkelja e nenit 11 dhe 18 të Kushtetutës: Kushtetuta garanton lirinë e veprimtarisë ekonomike, ku përfshihet edhe konkurrenca, dhe mbrojtjen në mënyrë të barabartë të pronës publike dhe private me ligj. Në rastin konkret, rezulton se jo vetëm është cenuar liria e veprimtarisë ekonomike dhe konkurrenca, por edhe mbrojtja që duhet të gëzojë prona publike. Kushtetuta përcakton se kufizimi i kësaj lirie mund të bëhet vetëm me ligj dhe për interesa publikë. Pra, kufizimi i kësaj mbrojtjeje që ofron Kushtetuta mund të ishte i lejueshme vetëm për sa kohë është përcaktuar me ligj dhe bëhet për interes publik. Siç do të shohim në vijim, është e qartë se në rastin konkret nuk mbrohet interesi publik, përkundrazi cenohet rëndë. Ndërkohë, përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe kontributi në strehimin social, është një trajtim i diferencuar që diskriminon padrejtësisht të gjithë ndërtuesit e qytetit të Durrësit, të cilët për zhvillimin e një projekti ndërtimi janë të detyruar t’i paguajnë këto detyrime”, është shprehur Alibeaj./CNA.al
Nënkryetari i Degës së Partisë Demokratike në Pogradec, Ol...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homol...
Lulzim Basha ka sulmuar sot kryetarin e Partisë Demokratik...
Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratën që bëri pak m...
Lulzim Basha, njeriu që i la demokratët në me të rrugës pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka falënderuar të gjitha ata q...
Ish-deputeti Igli Cara do të shpallë kandidaturën për Prim...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka zyrtarizuar kandidat...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka prezantuar kandidatu...
Gert Bogdani, kandidati i "inceneratorëve" në Primare, bën...
Partia Lëvizja e Re prej disa javësh ka nisur proçesin...
Luciano Boçi është propozuar për t'u bërë pjesë e "Pri...
Kryetarit i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas protest...
Thirrjes së opozitës për të protestuar kundër Qeverisë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një tjetër thirrje...
Aktivisti Aulon Kalaja ka zbuluar se plani i qeverisë ësht...
Demokratët janë gati për të protestuar, ndërsa kanë sh...
Detaje të reja janë zbardhur nga protesta e opozitës. ...
Ish-nënkryetari socialist i Bashkisë Pukë, Artan Zaja, ësh...
Nga Shkodra, raportohet se janë nisur qindra qytetarë për ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...