Protesta e 12 nëntorit/ Artur Zheji zbardh prapaskenat
Analisti Artur Zheji është shprehur se opozita ka ndryshua...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi para mediave se do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një padi, e cila shfuqizon vendimin për koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Ajo njoftoi se për këtë kanë firmosur 36 deputetë, mes tyre edhe nga Partia e Lirisë.
Zhupa theksoi se padia është ngritur nga 4 avokatë dhe lidhet me vjedhjen e pasurive publike dhe se padia është ngritur bazuar në ligj ku janë renditur një sërë shkeljesh.
Ne ndodhemi para Gjykatës Kushtetuese, siç e patë, kemi ardhur bashkë me provat për të depozituar padinë në Gjykatën Kushtetuese kundër koncensionit të Butrintit.
Ne i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese shfyqizimin e ligjitpër koncensionin e Butrintit dhe kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji për shkak sepse krijon dëme të cilat do të ishin të pariparueshme nëse do të prisnim deri në momentin e shfuqizimit.
Për t’ju njohur vetëm me disa momente të rëndësishme të këtij koncensioni dhe të kësaj padie, doja t’ju vija në djeni që kjo padi sipas rregullave duhet dorëzuar nga të pakten 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, duke qenë se çështja është me shum ërëndësi, ne kemi arrdhur me 36 firma të deputetëve, nga të cilat 32 janë të PD, 3 firma të PL dhe 1 është deputeti Dashamir Shehi.
Kemi kemi ardhur të bashuar në këtë kauzë që lidhet me vjedhjen e asaj që është pasuria e përbashkët publike. Pasia është përgatitur nga ekspertiza e 4 avokatëve. Një prej tyre është shqiptaro-amerikan, professor i Harvard University, një avokate është e diplomuar në Oxford dhe dy avokatë shqiptarë. Butrinti do të fitojë , do fitojnë shqiptarët, sepse shkeljet në këndvështrimin tonë dhe në këndvështrimin e avokatëve janë flagrante dhe shumë të rëndësishme.
Së pari është shkelur neni 3 i Kushtetutës, i cili thotë që shteti shqiptar është garnet për identitetin dhe për trashëgiminë kulturore. Në rast të këtij koncensioni nuk është shteti shqiptar sepse shteti shqiptar ka vetëm 20% nëse këtë 20% do ta quajmë përfaqësimin e tij më ministren Elva Margariti.
Së dyti, është shkelur Konventa e Parisit, konventa e trashëgimisë kulturore sepse siç e dini Butrinti është jo vetëm pasuri shqiptare,por është edhe pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO. Është shkelur konventa sepse konventa kërkon që site të tjera të trashëgimisë kulturore të menaxhohen dhe të administrohen nga shteti.
Në këtë rast, modeli që ne kemi argumentuar është një model me një fondacion që në vetvete ka disa shkelje. Së pari, fondacioni ka një bord drejtues me 5 persona nomnativë, pra me emra personal dhe jo me funksione, e cil atregon edhe një nga shkeljet e rradhës.
Së dyti, pjesë e bordit ekzekutiv është anti-shqiptari Richard Hodges, i cili me deklaratat që ju keni transmetuar dhe me publikimet e tij dëmton atë që është pasuria e shqiptarëve, pasi e quan Butrintin vend grek, shqiptarët i quan të ardhur në vitin 1913, Shqipërinë e quan një vendim politik dhe kjo na vë në risk edhe atë që është identiteti jonë kombëtar.
Së treti, ekzistenca e një fondacioni të tillë ka të detyrueshme ekzistencën e një partneri strategjik. Në këtë rast partneri strategjik duhet të ishte ADF. Mesa duket nuk ja kanë dhënë këtë status sipas ligjit, sepse partneri strategjik e jep me vendim të këshillit të ministrave, kurse në këtë rast ja ka dhën ëKëshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, një këshill që nuk ka kopetencë për të dhënë statusin “Partner Strategjik”. Pra, fondacioni nuk ekziston as ligjerisht.
Nga ana tjetër kemi evidentuar shkeljen tjetër të kushtetutës, heqjen e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. I cili ka detyrimin që të monitorojë dhe auditojë gjithë paranë publike. Siç e dini, me koncensionin e Butrintit përveç se japin Butrintin, ne japim edhe 2.1 milion euro të mbledhura më parë, 500 mijë euro të mbedhura në këtë sezon dhe çdo para tjetër që do të mblidhet më vonë. Bëhët fjalë për një shumë rreth 50 milion euro, duke qenë se fondacioni e kanë bërë privat dhe jo publik, atëherë sipas statutit, sipas rregullore, Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk monitoron dhe auditon dot paranë publike, kjo është në kundërshtim edhe me Kushtetutën.
Arsyeja tjetër, ka të bëjë me shkeljen e kartës europianë të autonomisë vendore. Përjashtimi në të gjitha format e bashkisë Sanrandë. Bashkia Sarandë duhet të kishte marrë vendim në Këshillin Bashkiak përsa i përket zhvillimit territorit të saj. Sepse siç e dini bëhet fjalë për ndërtime brenda dhe jashtë Butrintit dhe të gjitha janë në territorin e Bashkisë Sarandë. Bashkia nuk është pyetur dhe nuk ëhstë përfillur në këtë process ndryshe nga çfare e kerkon karta e autonomisë vendore.
Për të gjitha këto arsye ne kemi depozituar padinë në Gjykatën Kushtetuese, një padi me 50 faqe e firmosur nga 36 deputetë dhe e shoqëruar me 3623 faqe prova të pakundërshtueshme se si ky koncension është anti-shqiptar, është klientelist dhe kundër interesit publik.
Faleminderit!- u shpreh Ina Zhupa.
Kujtojmë se deputetja Ina Zhupa ka qenë një ndër figurat që e kanë ngritur më shpesh shqetësimin për Parkun e Butrintit dhe shpesh ka debatuar edhe me ministren e kulturës Elva Margariti, me pretendimin se parku i Butrintit po i jepet për 10 vite privatit.
Më herët Zhupa ka shprehur se vendimi për këtë projekt është marrë pa u konsultuar me ndonjë arkeolog dhe nuk ka marrë asnjë aprovim nga UNESCO./CNA.al
Analisti Artur Zheji është shprehur se opozita ka ndryshua...
Afera e Portit të Durrësit, ka zgjuar Lulzim Bashën dhe gr...
Nënkryetari i Degës së Partisë Demokratike në Pogradec, Ol...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homol...
Lulzim Basha ka sulmuar sot kryetarin e Partisë Demokratik...
Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratën që bëri pak m...
Lulzim Basha, njeriu që i la demokratët në me të rrugës pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka falënderuar të gjitha ata q...
Ish-deputeti Igli Cara do të shpallë kandidaturën për Prim...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka zyrtarizuar kandidat...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka prezantuar kandidatu...
Gert Bogdani, kandidati i "inceneratorëve" në Primare, bën...
Partia Lëvizja e Re prej disa javësh ka nisur proçesin...
Luciano Boçi është propozuar për t'u bërë pjesë e "Pri...
Kryetarit i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas protest...
Thirrjes së opozitës për të protestuar kundër Qeverisë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një tjetër thirrje...
Aktivisti Aulon Kalaja ka zbuluar se plani i qeverisë ësht...
Demokratët janë gati për të protestuar, ndërsa kanë sh...
Detaje të reja janë zbardhur nga protesta e opozitës. ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...