“Do konfiskojmë ngrehinat e viteve ‘90-të”/ Rama: Jo më shkelje me lejet e ndërtimit me 2%
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me d...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë mbledhjes së kësaj të hëne, u ndal gjerësisht te çështja e ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve.
Rama tha se shumë shpejt do të miratohet ligji për krijimin e një liste të zezë për ndërtuesit dhe investitorët që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e marra për ndërtim.
“Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do humbasë të drejtë të marrë leje ndërtimi dhe do penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit. Do marrim masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit te zona ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, që nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo edhe të tjerë si ata, që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore, ose duke bërë edhe shitje të dyfishta. Masat për këtë kategori do jenë drastike dhe ju bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin këtë problematikë sa pa dalë së shpejti ky akt normativ, se pastaj do gjejnë një bela që do ta kenë shumë të vështirë”,-tha Rama.
Sa i përket procesit të legalizimeve, Rama theksoi se asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk do legalizohet.
“Legalizimi, është një terminologji abuzive e përdorur nga individë, subjekte që për qëllim fitimi fillojnë zaptime të hapësirave publike dhe pastaj bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces legalizimi. Procesi i legalizimit me ligj është mbyllur në vitin 2020, që asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Do t’i konsiderojmë të pavlefshme të gjitha vetëdeklarimet për godinat apo ngrehinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, dhe interesi publik do prevalojë në të gjitha rastet kur do duhet të bëhet një ndërhyrje dhe askush nuk mund të nxjerrë një copë letër të thotë jam në proces”,-tha Rama./CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me d...
Kryeministri Edi Rama sapo ka nisur një mbledhje me depute...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ritheksoi sot s...
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar sot pas deklarat...
Drejtori i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali tha so...
Deputeti britanik Nigel Farage ka rikther edhe një herë vë...
Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahiu ka ndarë sot qëndim...
Drejtuesi i Nismës “Thurrje”, Endri Shabani, në një dalje ...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e r...
"Telenovela" e mandatit të vetëm të marrë më 11 maj në koa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Eriol Braimllari, kushëriri i Endrit Braimllarit, ka dhënë...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, është ...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, nuk la pa ir...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka fol...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është rikthyer me rubk...
Kandidati Zeqir Kordhoni, i përfolur së fundmi si pjesë e ...
Endri Shabani, bashkëdrejtues i koalicionit Nisma “Shqipër...
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Sociali...
Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC)...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...