Vijon regjistrimi i votuesve nga jashtë/ KQZ jep të dhëna të reja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja m...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar sot nga burgu në lidhje me disa specifikime të bëra ndaj tij në dosjen hetimore.
Veliaj e cilëson si ‘kurdisje të një paçavureje’ të dhënën që ka mësuar dje në sallën e gjyqit se dënimi i tij ishte shkruar me shkrim dore mbi dosje, gjë për të cilën akuzon prokurorin.
Veliaj, në një postim në rrjetet sociale, sulmoi prokurorin Dado, duke theksuar se e cilëson si një lapsus frojdian, qesharake të rëndë nga ana e tij.
"Kurdisja e një paçavureje 1
Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.
U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.”
Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.
Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.
Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.
Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?
Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është! Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.
Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit",- shkruan Veliaj./CNA


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja m...
Personazhi që dikur bënte aleanca me Ramën, sot e akuzon k...
Komisioneri shtetëror i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe kreu...
Pas seancës së tensionuar në Kuvend, duket se ministrat e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë jashtë Pa...
Kryeministri Edi Rama gjatë "live"-t, mëngjesin e sotëm, n...
Rama ka shitur sërish kryebashkiakun Veliaj. Pas lajmit të...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi në n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi në n...
Të mërkurën për gati 12 orë u zhvillua në GJKKO seanca gjy...
Vijojnë tensionet në Kuvend. Deputeti Flamur Noka është pë...
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit, ku ra...
Sot në seancën parlamentare pritet që 9 anëtarët e Këshill...
Deputetët Erion Braçe dhe Dhurata Çupi janë përplasur me n...
Policia e Shtetit si banda e Erion Veliajt, skandali m...
Kryeministri Edi Rama që pas arrestimit të kryebashkia...
Mes shumë figurave që PS ka lëshuar në media 48 orët e fun...
Për gati 12 orë dje në GJKKO është zhvilluar seanca pë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reagua...
Gjatë periudhës15 - 30 Janar 2025, Datacentrum dhe Baromet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...