"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...

Banorët e tre pallateve në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku” në Tiranë i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama në 31 Mars të vitit 2025.
Në këtë letër banorët ngrenë shqetësimin dhe indinjatën e thellë në lidhje me projektin e ndërtimit të një kulle 16-katëshe, vetëm disa metra larg banesave të tyre dhe ambienteve të shkollës.
Sipas banorëve kjo kullë 16-katëshe rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e tyre si banorë, si dhe të qindra nxënësve të shkollës “Emin Duraku”.
Po ashtu theksojnë se janë shkelur ligjet urbanistike dhe standardet e ndërtimit. Banorët kanë dyshime për korrupsion dhe klientelizëm pasi sipas tyre në këtë projekt janë të përfshirë individë me pushtet dhe lidhje politike, përfshirë emra të njohur në administratë. Veçanërisht, përmendet roli i një ish-Ministreje të Kulturës dhe lidhjet e saj familjare e profesionale me firmën ndërtuese gjë që i bën të besojnë se leja e ndërtimit është dhënë përmes procedurave që s’janë as normale as transparente.
Letra e plotë e kryeministrit Edi Rama.
KRYEMINISTRIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Z. Edi RAMA
Tirane, 31 Mars, 2025
I nderuar Z. Kryeministër Edi Rama,
Ne, banorët e tre pallateve në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, ju drejtohemi me këtë letër publike për të shprehur shqetësimin dhe indinjatën tonë të thellë në lidhje me projektin e ndërtimit të një kulle 16-katëshe, vetëm disa metra larg banesave tona dhe ambienteve të shkollës. Me këtë rast, dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje sa vijon:
Rreziku për jetën dhe sigurinë e banorëve dhe nxënësve
Kulla 16-katëshe rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë tonë si banorë, si dhe të qindra nxënësve të shkollës “Emin Duraku”. Dy prej ndërtesave tona janë ndërtuar në vitin 1938 dhe nuk kanë strukturë që të përballojë gërmimet dhe themelet masive të një kulle kaq të lartë. Ndërtimi në këtë hapësirë shumë të kufizuar krijon rrezik real për çarje ose shembje. Po ashtu, shkolla “Emin Duraku” mund të pësojë dëmtime serioze nga punimet dhe zhvillimet e ardhshme, duke vënë në rrezik sigurinë e qindra fëmijëve që mësojnë çdo ditë aty.
Shkelja e ligjeve urbanistike dhe standardeve të ndërtimit
Ky projekt ka marrë leje ndërtimi në kundërshtim me çdo normë urbanistike të njohur deri më tani. Kërkesat e mëparshme për ndërtim në këtë vend janë refuzuar pikërisht për shkak të afërsisë me tre pallatet tona dhe me shkollën “Emin Duraku”. Tani, papritur, është miratuar një projekt 16-katësh, i cili është vetëm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe pranë shkollës, duke injoruar distancat ligjore dhe standardet bazë të sigurisë.
Dyshimet për korrupsion dhe klientelizëm
Nga dokumentet dhe informacionet që kemi siguruar, në këtë projekt janë të përfshirë individë me pushtet dhe lidhje politike, përfshirë emra të njohur në administratë. Veçanërisht, përmendet roli i një ish-Ministreje të Kulturës dhe lidhjet e saj familjare e profesionale me firmën ndërtuese—gjë që na bën të besojmë se leja e ndërtimit është dhënë përmes procedurave që s’janë as normale as transparente. Manipulimi i projektit të shkollës “Emin Duraku”
Në lejen e ndërtimit paraqitet shkolla e vjetër “Emin Duraku”. Firma ndërtuese ka pritur për rreth një vit, deri në përfundimin e ndërtimit të shkollës së re, për të krijuar një “distancë” më të madhe nga shkolla ekzistuese. Ekziston mundësia e fortë që plani fillestar i shkollës të jetë ndryshuar me qëllim, për të lënë hapësirë të lirë artificiale për këtë kullë. Një manovër e tillë—nëse vërtetohet—nuk mund të ndodhë pa bashkëpunimin e zyrtarëve dhe projektuesve, duke cenuar rëndë interesin publik.
I nderuar Z. Kryeministër,
Ne i drejtohemi institucionit tuaj si autoriteti më i lartë ekzekutiv në vend, me kërkesën urgjente për:
Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes në rrugë ligjore.
Rishikimin dhe anulimin e lejes së ndërtimit. o Hetimin e plotë administrativ, për të verifikuar të gjithë procedurën e lëshimit të lejes dhe çdo ndryshim të mundshëm në projektin e shkollës “Emin Duraku”. o Garanci për sigurinë tonë si banorë dhe për kushtet e mësimit të fëmijëve të shkollës “Emin Duraku”.
I nderuar Kryeministër,
Dëshirojmë të ngremë publikisht edhe dy çështje të rëndësishme:
Së pari: Shkelja e parimeve themelore dhe dyshimet për antikushtetutshmëri Konsultimet tona me ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime serioze mbi bazën ligjore ku është mbështetur Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) për të lëshuar lejen e ndërtimit, veçanërisht duke i dhënë këtij institucioni kompetenca të pakufizuara që shkelin kriteret e përcaktuara për distancat minimale ndërmjet godinave. Ne mendojmë se ndryshimet ligjore të miratuara me ligjin nr. 42/2019 u japin mundësi organeve si KKT-ja të veprojnë jashtë çdo standardi të përcaktuar në ligj sa i takon kushteve të zhvillimit urban. Kjo do të thotë se:
Nuk ekzistojnë kritere të qarta lidhur me distancat mes ndërtesave, intensitetin e ndërtimit ose kushtet e tjera të sigurisë.
KKT-ja mund të miratojë rregullore të veçanta për rastet në kompetencë të saj, pa pasur asnjë kornizë ligjore ose kontroll të pavarur për të vlerësuar nëse këto rregullore janë në përputhje me interesin publik.
Ky diskrecion i pakufizuar i KKT-së bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës, duke mundësuar abuzime dhe favorizime që shkelin parimin kushtetues të barazisë së qytetarëve para ligjit.
Së dyti: Procesi i dyshimtë dhe favorizimi i individëve të lidhur me qeverinë Sipas informacioneve që kemi siguruar, rezulton se:
Vendimi i KKT-së mbështet interesa private të dyshimta, të lidhura me zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë, në kurriz të sigurisë së banorëve dhe fëmijëve në shkollë. Konkretisht, pronarët e truallit, midis tyre ish-Ministrja e Kulturës si dhe personazhe të njohur nga firma ndërtuese (Gentian Parruca dhe Fation Alliu).
KKT-ja ka mbështetur interesin privat të këtyre katër individëve kundrejt interesit të qindra qytetarëve, duke cenuar jetën dhe sigurinë e komunitetit, si dhe interesin publik.
Projekti është miratuar në bazë të një ligji të ri — të konsideruar antikushtetues — i cili i jep KKT-së fuqi të pakufizuara për të anashkaluar distancat urbane.
Ky akt ligjor fshihet pas termit “strategjik”, pa asnjë shpjegim të qartë se si një kullë 16-katëshe mund të jetë me dobi “strategjike” për komunitetin.
I nderuar Z. Kryeministër, ne besojmë se KKT-ja e ka dhënë këtë leje ndërtimi të rrezikshme për komunitetin tonë pa dijeninë ose pa vullnetin tuaj.
Jemi të bindur se firma ndërtuese e ka zgjedhur pikërisht fushatën zgjedhore si momentin “e përshtatshëm” për abuzime, duke menduar se: Autoritetet do të kenë vëmendje të ulët gjatë këtij intervali, të zëna me procesin zgjedhor. Vullneti për të ndërhyrë mund të jetë i dobët, duke krijuar kushtet ideale për të avancuar një projekt të debatueshëm dhe të rrezikshëm.
I nderuar Z. Kryeministër,
Në emër të banorëve dhe në interes të qindra nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, kërkojmë:
1. Shfuqizimin e menjëhershëm të lejes së ndërtimit, e cila është dhënë në kundërshtim flagrant me normat urbanistike, me Kushtetutën dhe me vendimet gjyqësore ekzistuese.
2. Kompensimin e pronarëve të truallit — përfshirë edhe ish-ministren e Kulturës — por vetëm në përputhje me ligjin dhe standardet e interesit publik, në vend që ky projekt i rrezikshëm të justifikohet si “zhvillim”.
3. Kthimin e sheshit midis pallateve tona dhe shkollës në një lulishte, ku komuniteti të mund të investojë vetë, për të përmirësuar mjedisin dhe cilësinë e jetës së banorëve dhe nxënësve.
4. Garanci ligjore që vendimet e KKT-së të mos përdoren për të anashkaluar kriteret urbanistike, në mënyrë që asnjë komunitet tjetër të mos përballet me rrezikun dhe padrejtësinë me të cilat po përballemi ne.
I nderuar Z. Kryeministër,
Ne ju besojmë shumë kur flisni në këto ditë zgjedhore për “pasaportën europiane”. Të gjithë e duam këtë pasaportë
Ne besojmë se ndajmë të njëjtën pikëpamje: pasaporta europiane nënkupton standardet europiane që dëshirojmë t’i shohim në Tiranë dhe kudo në vend. Por, sipas kësaj leje ndërtimi për kullën 16-katëshe, “standardet” janë klienteliste, bazohen në korrupsion dhe shkelin ligjet e Kushtetutën.
Apeli ynë është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: mos mbështetni interesat e tre a katër personave dhe babëzinë e tyre financiare, por qëndroni në mbrojtje të interesit publik dhe të së ardhmes Europiane të kryeqytetit tonë.
Ne jemi të vendosur të ndjekim rrugët ligjore dhe procedurale, por kemi ende besim se institucionet e shtetit—me Ju në krye—do të vendosin drejtësi dhe do të garantojnë sigurinë e qytetarëve.
Me respekt dhe me shpresë për ndërhyrjen tuaj urgjente,
Banorët e tre pallateve në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku”/ CNA
Prej 5 ditësh, CNA ka publikuar përgjimet nga burgu i Durr...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Pas një seance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçm...
Sot Shqipëria ka hapur Konsullatën e Përgjithshme në Ulqin...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në konkursin e...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Tau...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur pajisjen me mater...
Këtë të hënë u njoftua se kanë mbërritur në Shqipëri fletë...
Kryetarit të FRPD-së, Besart Xhaferri, ishte pjesë e një t...
Kandidati për deputet i PD-së, Grigels Muçollari, ka ndarë...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar ng...
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pjesë e mb...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika K...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në vizitën që p...
Kryeministri Edi Rama nderohet me Medaljen Presidenciale t...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Ska...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...