Thirrja e ambasadorit të Holandës për opozitën
Ambasadori i Holandës, Reinout Vos, në një deklaratë n...

Të premten, 33 deputetë të opozitës së vendit kërkuan nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për Komisionet Hetimore, që u miratua në muajin dhjetor në parlament.
Deputetja Dhurata Çupi deklaroi se me këtë ligj, mazhoranca synon që të privojë opozitën nga e drejta për të kontrolluar qeverinë.
5 arsyet pse ligji privon opozitën, sipas deputetëve të opozitës:
1-Në ligjin e miratuar nga socialistët nuk gjejnë reflektim qëndrimet e konsoliduara të Gjykatës Kushtetuese, ku theksohet se Kuvendi, në rast se kërkohet ngritja e një komisioni parlamentar nga një e katërta e deputetëve të Kuvendit, ka detyrimin që të mos ia nënshtrojë debatit parlamentar, por vetëm të diskutojë lidhur me shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Dhe në rast se shumica parlamentare ngre pretendime lidhur me mosrespektimin e parimeve kushtetuese, ajo ka të drejtë t’i propozojë pakicës formulime alternative, deri në arritjen e një konsensusi. Megjithatë, këto propozime alternative nuk mund të jenë të atilla sa të reduktojnë objektin e hetimit deri në atë masë sa t’ia pamundësojë komisionit kryerjen e veprimtarisë së tij.
2-Mungesa e parashikimeve që shprehin qartë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare kur kërkohet nga numri i përcaktuar në Kushtetutë i deputetëve, si dhe propozimi i formulimeve alternative lidhur me objektin e veprimtarisë nëse vlerësohet se cënohen parime a standarde kushtetuese, i jep mundësi mazhorancës që të vlerësojë në diskrecionin e saj përmbushjen ose jo të këtyre parimeve dhe pa bërë ndonjë përpjekje për të gjetur konsensus, të vendosë rrëzimin e kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore. Praktikisht, nga mënyra e formulimit të dispozitave të sipërcituara, ngritja ose jo e një komisioni hetimor është tërësisht në diskrecionin dhe interpretimin e mazhorancës. Kushtetutbërësi ka pasur për qëllim të shmangë pikërisht këtë lloj diskrecioni, i cili praktikisht e zhën këtë mekanizëm kontrolli që ka opozita në një shtet demokratik.
3-Ligji vjen në kundërshtim me një prej qëllimeve kryesore që ka ngritja e një komisioni hetimor të Kuvendit. Konkretisht, komisionet hetimore ngrihen me qëllim njohjen dhe verifikimin e një fenomeni, një ngjarjeje ose një veprimtarie të caktuar. Pra, në thelb të veprimtarisë së komisioneve hetimore qëndron transparenca për median, opinionin publik dhe qytetarët. Shtimi i rasteve të zhvillimit të mbledhjeve me dyer të mbyllura, disa prej tyre mjaft evazive dhe që lënë vend për interpretim të gjërë, vetëm me votat e mazhorancës, vjen në kundërshtim me parimin e transparencës. Kjo pasi, rast pas rasti, anëtarët e mazhorancës do të vlerësojnë kur duhet të bëhet transparencë për aspekte të caktuara të veprimtarisë së komisionit dhe në cilat raste do të veprohet në mungesë transparence.
4-Ndryshe nga përcaktimi aktual që marrja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve bëhet nga çdo anëtar i komisionit dhe pranohet pa votim, në ligjin e ndryshuar parashikohet që marrja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve të kryhet me vendim të shumicës. Praktikisht, nëpërmjet kësaj dispozite synohet të sanksionohet që provat që do të merren dhe dëshmitarët që thirren të jenë tërësisht në vullnetin e mazhorancës, e cila ka edhe numrin më të madh të anëtarëve në komision. Pra, do të jetë mazhoranca që do të vlerësojë nëse një provë duhet të merret ose jo, apo nëse një dëshmitar duhet të thirret ose jo. Në fakt, një mekanizëm i tillë do ta zhbënte të drejtën e pakicës parlamentare për kryerjen e një hetimi efektiv, pasi të dhënat dhe dëshmitë që do të administroheshin nga komisioni do të ishin tërësisht në diskrecionin e mazhorancës.
5-Marrja e një autorizimi nga prokuroria ose gjykata është e paprecedentë në asnjë shtet të së drejtës apo shoqëri demokratike, edhe në kontekstin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ashtu siç është shprehur Gjykata Kushtetuese në mënyrë të përsëritur ekzistenca e një procesi penal nuk përbën pengesë për veprimtarinë hetimore të Kuvendit, në kushtet kur qëllimet që ndjekin janë të ndryshme. Nga ana tjetër, dhënia e të drejtës dëshmitarit për të refuzuar përgjigjen në çdo rast që ai vlerëson se vetë apo persona të lidhur me të mund të ekspozohen ndaj hetimeve, mund të përdoret si taktikë nga dëshmitarët apo mbrojtësit e tyre për të refuzuar transparencën dhe llogaridhënien në raport me komisionin hetimor./CNA
Ambasadori i Holandës, Reinout Vos, në një deklaratë n...
Nga sot s’ka më procedura, hiqen vizat mes Shqipërisë dhe ...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur pakënaqësi ndaj ...
Të martën e 5 marsit do të mblidhet Këshilli Kombëtar ...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një foto me komisionerin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy...
Gafat e politikanëve nuk mbarojnë asnjëherë. Një e til...
Edhe pse na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, u shp...
Në deklaratën e përbashkët të Konferencës së Rritjes dhe K...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar p...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një deklaratë ...
Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropia...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë ...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, dha de...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë për me...
Që prej orës 10:00 po zhvillohet në Tiranë Samiti BE-B...
Nis Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kryemistri Edi Rama...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...