Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Edison Ypi ka kapërcyer ylberin. Nga një mbështetës i Doktorit ka kaluar në kahun e kundërt.
Deri pak kohë më parë i thurte elozhe Doktorit.
Ja çfarë shkruante Edison Ypi pak kohë më parë.
Kur Doktori vjen, bashkë me veten që punon si hidrocentral, vë në punë edhe shqiptarin. Mirpo shqiptari s’e ka fort qef punën. Shqiptarit po i the eja në kafene vjen, po i the eja të bëjmë ndonjë punë, ikën. Pra ikën e vjen shqiptari. Doktori as ikën as vjen. Doktori këtu është e këtu do jetë.
Shqiptari Doktorin e do. Por kur Doktori vjen dhe e vë në punë, vetes dhe Doktorit i nxjerr gjithato ngatërresa. Këto ngatërresa shtohen e bëhen aq tepër sa pas ca kohësh Doktori jo se ikën, thjesht mënjanohet përkohësisht.
Menjëherë pasi Doktori mënjanohet, shqiptarin e zë malli për Doktorin. Kur shqiptarin për Doktorin e zë malli, Doktori i mënjanuar vjen në qendër. Çka tashmë ka ndodhur. Shqiptarin për Doktorin malli e ka zënë dhe Doktori ka ardhur.
Tanipërtani pjesërisht.
Plotësisht Doktori do vijë pas pak kur…
Kur kupa të derdhet.
Kur çunat e oficerave që kanë përmbytur administratën do tua fusin shqiptarëve shtetin në çdo skutë, në çdo shtëpi, në çdo biznes, pa asnjë shpresë se me këta që votoi gabimisht këtij tmerri mund t’i bëhet ndonjë derman.
Kur shqiptarëve tu ketë dalë rakia e gënjeshtrave për shërbim shëndetsor dhe legalizim falas me pare të rëna nga qielli
Kur të nisin ta çjerrin surratin duke parë xhepat bosh
Kur para këtij pushteti, pushteti i Doktorit që e quajtën “regjim” do tu duket qef.
Kur ta kuptojnë se pushteti i klyshave të kurvit nuk do bëjë dot, jo 10 mijë kilometra, por as 10 kilometra, madje as 10 metra, në fakt as 10 centimetra rrugë të reja.
Kur hapja e ndonjë tuneli të ri do jetë punë më e vështirë se udhëtimi në Saturn.
Kur burokratët e zyrave do shtohen si lepujt.
Kur çmimet do ngrihen përpjetë si kaçatorrat e drogës së Divjakës Gjadrit.
Kur dhjetra mijëra shqiptarë që kanë ndërtuar vila do vënë duart në kokë do pyesin të tmerruar se si ka mundësi që në kohën e Doktorit ndërtuan vilën shumëmilionëshe ndërsa tani nuk blejnë dot as një hu gardhi.
Kur ca të vetshpallur “djathtista” që bënin çuçuçu veshmëvesh kundër Doktorit nëpër kafenera, do pyesin me sy të shqyer njëri-tjetrin se si ndodhi që asnjë derë e administratës nuk do t’u hapet më. Kur të përndjekurit që mbështetën grevën dhe vetsakrifikimin e turpshëm dhe të lemeritshëm të
bashkëvuajtësve të tyre, do konstatojnë se për këtë administratë thjesht nuk ekzistojnë.
Kur naivët që u besuan gënjeshtrave të propagandës do kuptojnë se gjithçka e mirë që është bërë në Shqipëri në këta vjet ka lidhje vetëm me vullnetin dhe vendosmërinë gjeniale të Doktorit dhe me asgjë tjetër.
Ardhja e Doktorit nga mënjanimi i përkohshëm po ndodh sepse Doktori vjen atje ku asnjë opozitë, asnjë gënjeshtër, asnjë votim nuk e shkul dot; në shpirtin e shqiptarit.
Prandaj po tremben krimbat
Prandaj po u nxihet surrati halabakëve që i përgojuan familjen
Prandaj po spërdridhen nëpër banaqet televizive horrat dhe hajdutat gjobëvënësa.
Doktori ka ardhur sepse Malli për Doktorin është si Malli i Lasgushit. Mall që len nga perëndon. Mall që shtohet sa herë që Doktori mënjanohet.
POR sot gjithçka ka ndryshuar. Edison Ypi nuk ka më mall për Doktorin, tani e quan hajdut. Madje e quan aq të superfuqishëm sa për të blerë Amerikën për të hequr "non grata"-n e tij.
Tani thotë se Doktori që dikur u duhej shqiptarëve të cilët kishin mall për të, sot nuk i duhet as dreqit.
Ja çfarë shkruan tani Edison Ypi
Doktor hajduti
Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është si thoshte kurvi: Xhandar ndërkombëtar, luftënxitëse, gjakpirëse e popujve, shushunjë që s'nginjet me gjak proletarësh heroikë të pafajshëm, por një matufe, një syleshe, një pisanjose, një ngordhalaqe dhe budallaqe që s'e ka shoqen.
Me të kapur këtë fill logjik, Doktor hajduti tha me vete: Amerikën e zbuloi Kolombi, e pagëzoi Vespuci, e bashkoi Ëashingtoni, e poetizoi Edgar Allan Poe, e përqeshi Mark Tëaini, e pasuroi Henry Fordi, e ndriçoi Tomas Edisoni. Në këto kushte, kur njëri e zbulon, tjetri e tall, i treti e ndriçon, un kreshniku i Pluralizmit, un Gjergj Elez Alia i tranzicionit, un Doktor hajduti pse të mos i bëj Amerikës atë që s'ja bën dot askush, ta blej?
Dhe j'u fut punës si kau pelës.
Për Doktor hajdutin s'ka rëndësi se ata që Amerikën e zbuluan, e pagëzuan, e bashkuan, e poetizuan, e tallën, e pasuruan, e ndriçuan, bënë gjithçka me pasion, me ndershmëri, me vetmohim. Doktor hajduti nuk bën dot dallime mes pareve të vjedhura dhe këtyre cilësive. Për Doktor hajdutin rëndësi ka vetëm t'i hiqet Non Grata.
Doktor hajduti e kapi momentin e volitshëm. Ja hodhi 6 milionë dollaro të vjedhura Amerikës si kaubojsat i hedhin kalit të hazdisur litarin rrotull qafës. Pas litarit dhe lakut, Amerika s'ka ku lun. Me këtë rast Doktor hajduti, bashkë me Amerikën, merr edhe botën trumpiane: Kanadanë, Greonlandën, Panamanë, Gjirin e Meksikës.
Step by step, si thot avokati me emër skllavi, për me e ble krejt Amerikën, Doktor hajduti ka vendos me i ble Amerikës, së pari, shtyllën ku Amerika mbështetet, atë pa të cilin Amerika rrëzohet - raspektin.
Me e ble me pare respektin, sikur shkon, s'është fort e hijshme për një malsor. Të paktën kështu thonë lahutarët e verbër. Po ku pjerdh për respekt dhe lahutarë Doktor hajduti që ka 12 vjet që humb e vetëm humb.
Amerikën që s'e ble dot me asnjë lloj paraje, asnjë lloj dinakërie, Kina dhe Rusia bashkë në emër të Leninit dhe Karl Marksit, po e ble me dollaro të vjedhura Doktor hajduti.
Demokratët, Doktor hajdutin, e duan këtu afër, këtej rrotull, për me kry punët, për me zgjidh problemet e tyre.
Doktor hajduti ikën mijra kilometra larg për me zgjidh në mënyrë mafioze problemet e veta me miliona dollaro të vjedhura që ua ka xhvatur shqiptarëve këtu rrotull.
Kaosi kap kulmin. Materia çmendet. Akrepat e orës çakërrdisen. Ndroqi largohet. Mallakastra afrohet. Mirdita fundoset. Lezha avullohet. Skraparin e piu dheu.
Duke i lëvizur paret e vjedhura nga Shqipëria fukareshë te Amerika parelleshë, Doktor hajduti e ka përmbysur sofrën, e ka degjeneruar rrugën normale të pareve nga Amerika e pasur drejt Shqipërisë së varfër.
Për me i heq Non Gratën vetes, me pare të vjedhura se pare të pastra Doktor hajduti nuk ka asnjë kacidhe, Doktor hajduti mund kishte blerë Serbin se atë e ka fiksim, por edhe Italianin, Grekun, Turkun. Halli se Doktor hajdutin nuk e ka shpall Non Grata Sërbia, as Greqia, as Turqia, por Amerika.
Doktor hajduti po blen pra respektin e Amerikës ndaj tij me pare të vjedhura. Merre me men si e shet e blen Shqipërinë Doktor hajduti, si mishin e thiut te pazari i Milotit.
Me ble votën e një mjerani në Shqipëri kushton nja 50 dollaro.
Me ble "votën" e Amerikës për me ja heq Doktor hajdutit Non Gratën kushtoka 6 milionë dollaro.
Me 6 milionë dollaro Doktor hajduti mund të blinte 120 mijë zgjedhës nga 50 dollaro. Me gjithato dollaro e devijon ujin nga rrota e mullirit të Zotit e çon te rrota e mullirit të Dreqit, e përmbys rezultatin e votimit. Doktor hajdutit që do vetëm me heq Non Gratën, për hesape të tilla për me fitu zgjedhjet, as i bi në men.
Doktor hajduti e ka bërë politikën shqiptare pazar të gjësë së gjallë, fushatën elektorale tezgë ku shitet mish derri, Partinë Demokratike kazermë mercenarësh me garuzhde në brez, Shqipërinë bordello ku qefi bëhet vetëm me pare të vjedhura.
Edhe pak. Derikur, pas hileve dhe dallavereve për me e ble Amerikën me pare të vjedhura dhe lojra kukamçefti, rraqen politike Doktor hajdutin që as Dreqit nuk i duhet, vota e shqiptarëve do e hedhi ku e ka vendin, në koshin e plehrave.
Tani lind pyetja cilin Edison të besojmë, atë të parin apo këtë të dytin?
Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në “Çim Peka Live” në Sy...
Emisioni "Log." ka publikuar sondazhin e Notosondaggi në l...
Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi këtë të hënë pa...
CNA ka publikuar këtë të hënë sondazhin ku pyet qytetarët ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar s...
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Niko Peleshi, zhvill...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliç...
Autori i emisionit “Fokus”, Robert Papa tha se korporatat ...
Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi mbërriti pasdit...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me d...
Richard Grenell me anë të një postimi në platformën X ka m...
Deputeti dhe drejtues politik i Partisë Demokratike në qar...
Kryeminstri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Petrelë. Gj...
Kryeministri Edi Rama nga takimi i zhvilluar në Petrelë ka...
Kryeminstri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim në Pe...
Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi n...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Universite...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një tak...
Sot kryeministri Edi Rama ka qenë në Ish-Uzinën e Autotrak...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...