Numërimi i votave në Prrenjas/ Nuri: U konstatuan problematika
Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri deklaroi sot s...

Kandidatja për deputete e PD në qarkun Shkodër, Eliona Kodra Shkreli në një status në rrjetet sociale shkruan se krybashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka nisur të shkarkojë nga puna demokratët.
Shkreli shkruan se kërcënimet ndaj demokratëve kanë filluar që në fushatë nga stafi i Becit, të cilët thoshin se kush nuk merr pjesë në mitingjet e Ramës do të pushoheshin nga puna.
Shkreli shkruan se arsyetimi për pushimin nga puna të një demokrati në Bashkinë e Shkodrës, është se ka braktisur vendin e punës.

Kandidatja e PD thotë se demokratët në Bashkinë e Shkodrës po pushohen nga puna për t’u zëvendësuar nga patronazhistët.
Statusi i plotë i Eliona Kodra Shkrelit
Hakmarrje politike…
Benet Beci ka filluar hakmarrjen politike duke shkarkuar nga puna demokratët të cilët nuk iu bindën dhe nuk pranuan të bëhen servilë të Tij dhe të Rilindjes!
Në fakt, kërcënimi ndaj demokratëve ka filluar që në fushatën zgjedhore ku stafi i ngushtë i kryebashkiakut nën hetim, kërcënonte punonjësit e djathtë se do pushoheshin nga puna nëse nuk do merrnin pjesë në mitingjet e Ramës apo nëse nuk do votonin Partinë Socialiste.
Akuzon një demokrat se “paska braktisur vëndin e punës e si rrjedhojë paska pasur pasoja të rënda në mospërmbushjen e detyrave funksionale”, por ndërkohë harron bashkiaku Beci se, jo shumë larg nga sot, e gjithë administrata e Bashkisë braktiste detyrën dhe shërbimin ndaj qytetarëve për t’u vënë nën shërbim të ardhjeve të kryeministrit në Shkodër, për të qënë prezent e për të mbushur sallat, anipse’ orari zyrtar i punës nuk kishte mbaruar!
Me urdhër të Benet Becit, disa herë Bashkia Shkodër ka “mbyllur dyert” e shërbimit brënda orarit zyrtar, për të mbushur mitingjet e Ramës, madje edhe nën kërcënimin e heqjes nga puna për ata punonjës që hezitonin të bëheshin pjesë e farsës propagandistike të sallave e shesheve, gjoja të stërmbushura me qytetarë të kënaqur nga qeverisja Rama-Beci!
Largime të tilla ishin paralajmëruar, dhe vetëm pak ditë pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve, Beci nën hetim fillon hakmarrjen politike të menjëhershme, pa pritur shumë gjatë.
Një rast i paprecedent, që privon lirinë e individit për të besuar në një krah të kundërt politik. Ky është fakti se administrata e Bashkisë Shkodër po “pastrohet” nga demokratë ndershëm për t’u zëvendësuar me patronazhistë, servilë dhe shërbëtorë e ushtarë të bindur të Rilindjes Benetiane!
Pikërisht këto lëvizje të turpshme po e kthejnë Shkodrën pas, në kohën e komunistëve të cilët internonin, torturonin dhe pushkatonin idealistët e lirisë vetëm për faktin se refuzonin të besonin dhe t’i bashkangjiteshin idealeve komuniste të ‘diktatorëve’ në pushtet! Si në atë kohë, ashtu po veprohet edhe sot nga një kryebashkiak i cili i ka ditët e numëruara në krye të Bashkisë Shkodër. Sot, Beci nuk internon por lë’ pa punë këdo që nuk i ngjizet partisë së Tij!
Inkurajoj çdo demokrat/e të denoncojë pranë Partisë Demokratike presionet apo largimet nga puna në secilin institucion publik që drejtohet nga shefa e drejtorë rilindas. Terrori komunist nuk duhet të zëjë vënd më në Shkodrën e lirë, sepse shkodranët s’janë mësuar kurrë të përkulen ndaj padrejtësive apo mohuesve të lirisë.
Këto janë lëvizje të turpshme ku pas humbjes së Shkodrës, rilindasit riaktivizojnë mentalitetin komunist. Shkodra nuk fitohet kurrë me dhunë e presion sepse e ka treguar në historinë e saj se ka mbrojtur me “gjak” lirinë dhe demokracinë!
Ky është një akt i turpshëm dhe i paprecedent i cili kërkon reagim qytetar për të mos rënë në përsëritje të rasteve dhe historisë!/ CNA
Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri deklaroi sot s...
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia...
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kryeprokurori Olsian Çela ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shënjuar sot 100-vjetorin e...
Sot u prezantua programi “Bridge”, një iniciativë e re që ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk e k...
Kryetarët e partive të reja që kanë mundur të sigurojnë ve...
Ky vit përkon me 100-vjetorin e institucionit të Kontrolli...
KQZ njofton se ka përfunduar edhe procesi i numërimit dhe ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli me tone të ...
Kryebashkiaku i arrestuar për disa vepra të rënda pena...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një një k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e 11 majit me një re...
Nis zyrtarisht më 25 maj stërvitja shumëkombëshe “Defender...
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, re...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Ivi Kaso, ka bërë re...
Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota bren...
Në 100-vjetorin e krijimit të KLSH-së, ambasadori i BE-së,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...