web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ftesë për t’iu bashkuar koalicionit të PD?/ Shehaj: Nuk e kam ndërmend

13 Mars 2025, 22:32, Politikë CNA

Ftesë për t’iu bashkuar koalicionit të PD?/ Shehaj: Nuk e

Drejtuesi i partisë Mundësia, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se opozita i ka ofruar të jetë pjesë e koalicionit të PD, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Shehaj tha se 2 orë para se të përfundonte dorëzimi i afatit të koalicioneve të partive në KQZ ka pasur një telefonatë me përfaqësues të PD-së.

Kreu i partisë Mundësia tha se ka refuzuar ftesën e PD, për të qenë pjesë e koalicionit dhe shtoj se do e kishte refuzuar edhe sikur kjo ofertë t’i ishte bërë dy javë para.

“Doni të jem i sinqertë? Dy orë para se të mbyllej afati i dorëzimit të koalicioneve e kam patur nëse do të bashkohesha. Nuk kisha ndërmend edhe po të më thonin dy javë para..”-tha Shehaj.





Lajmet e fundit nga