
Partia Socialiste një ditë më parë prezantoi kandidatët për deputet të PS në listën e hapur dhe të mbyllur për të gjitha qarqet.
Ajo që bie në sy si nga lista e PS ashtu edhe e PD-së, vihet re se ka personazhe politike që janë nën hetim nga SPAK-u por edhe personazhe që lidhen me ngjarje tragjike si ajo e 21 Janarit, ku 4 persona mbeten viktima në Bulevard.
Le të marrim rastin e Agron Malajt. Ky i fundit u dorëhoq nga detyra si kryebashkiak për të kandiduar si deputet pranë PS.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi bëri me dije se Agron Malaj do të jetë kandidat i PS-së në listën e hapur në qarkun e Dibrës.
Malaj nuk është një emër i panjohur.
Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën.
10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.
Përveç kësaj Agron Malaj lidhet dhe me 5D-në.
Vëllai i Agron Malajt, Fatos Malaj ka fituar tenderin e kamerave në Bashkinë e Tiranës, shumat e të cilave janë qindra milionë lekë, si ka denoncime për raste ku ai ka dhënë fonde për drejtorët në burg të kryebashkiakut Veliaj.
Po të njëjtën skemë duket se ka përdorur dhe Lulzim Basha në përzgjedhjen e kandidatëve të tij.
Pasi ka përzgjedhur as më shumë e as më pak se Alfred Ahmetcenaj, gjithashtu një ish-komandanti i njësisë speciale të Gardës së Republikës, pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar të 2011, i cili është kandidat zyrtar për deputet në Tiranë për Koalicionin Euroatlantik.
Ahmetcenaj ka qenë ish-numri dy i Gardës, kur në bulevard u vranë 4 protestues.

Ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë dhe gjeti mbështetjen e Lulzim Bashës, duke e bërë kryetar dege në Mat asokohe.
Pas hapjes së hetimeve për "21 Janarin", një tjetër përgjim është zbuluar ku protagonist është ish-komandanti kryesor i Gardës, Ndrea Prendi dhe Alfred Ahmetcenaj. I pari i paralajmëron të hapin zjarr, kurse i dyti e konfirmon.
Duke patur këtë skemë para syve, e gjitha kjo duket si një “pakt” mes Ramës dhe Bashës, të cilët po futin në lista për kandidatë për deputetë personazhe që lidhen me një nga ngjarjet tragjike në vend për të cilën ende nuk është bërë drejtësi.
E ndërsa familjarët kërkojnë të vihet në vend drejtësia, Luli Basha dhe Rama u paraqesin për kandidatë për deputet emra që lidhen ngushtë me këtë me 21 Janarin./ CNA
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Dre...
Pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili la në fuqi masën...
Kristi Koçibelli, një nga emrat e rëndësishëm në Primaret ...
Genci Shehaj ka bërë me dije se do të kandidojë në listën ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha sot se E...
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare ka dorëzuar në KQZ kërkes...
Juristja Brizida Gjikondi ka folur për listat e kandidatëv...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me an...
Kryedemokrati Berisha, në një deklaratë për mediat, ka fol...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sta...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiran...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i vënë nën hetim për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se R...
Deputeti Petro Koçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka iro...
Vijon tallja e kreut të Nismës “Shqipëria Bëhet” për lista...
Lulzim Basha ka reaguar sot sa u përket listave të kandida...
Në konferencën e përbashkët me Komisoneren për Zgjerimin, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, deklaroi sot...
Kryekomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në konferencën ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...