EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji në një deklaratë për mediat ka kërkuar hetim të thelluar sa i përket abuzimeve të mjekëve me pacientët tek spitali i Onkologjikut.
Demokratja madje kërkoi që dosjen ta marrë nën hetim SPAK-u dhe jo Prokuroria e Tiranës.
Kjo pasi pasi sipas saj rastet e mjekëve që bëjnë biznes me jetën e pacientëve janë të rënda dhe kriminale.
“Shqiptarët kanë mësuar të tronditur nga publikimet në media të vërtetën rrënqethëse dhe shokuese të shëndetësisë në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, e cila kalon përmasat thjeshtë të një abuzimi të disa mjekëve dhe stafit mjekësorë në bashkëpunim me subjekte private të fushës së shëndetësisë.
Jeta dhe fati i mijëra qytetarëve shqiptarë të diagnostikuar me sëmundje tumorale, shpesh terminale, në vend që të gjenin një trajtim dinjitoz shëndetësor publik, në fakt janë përballur me një abuzim çnjerzor, duke u trajtuar si plaçkë për përfitime financiare midis stafit shëndetësor, drejtueseve të institucionit, klinikave private dhe firmave farmaceutike klienteliste.
Rastet e mjekëve që bëjnë biznes me jetën e pacientëve janë të rënda, kriminale. Çdo shkelje e etikës, çdo abuzim me bluzën e bardhë, me betimin e Hipokratit, është e dënueshme. Zemërata e qytetarëve pas daljes në media të bisedave, pjesë e dosjes penale, është e kuptueshme.
Organet e drejtësisë do të duhet të thellojnë hetimet tek Spitali Onkologjik dhe në të gjithë rrjetin e shërbimeve shëndetësore. Megjithatë, nuk mund të njollosen te gjithë mjekët e puna e tyre shpesh në kufinjtë e sakrificës njerëzore. Por nga ana tjetër çdo bluzë e bardhë që abuzon me detyrën, do të duhet të përballet me forcën e pamëshirshme të ligjit.
Rasti i personelit shëndetësor tek Onkologjiku nuk mund të trajtohet si një rast i izoluar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, dhe të gjitha institucionet përgjegjëse vartëse do të duhet të mbajnë përgjegjësi.
E vërteta e shëndetësisë, e Onkologjikut, e shërbimeve të reduktuara, apo e mungesës së ilaçeve duhet kërkuar tek përgjegjësit kryesor, që janë qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.
SPAK dhe organet e Drejtësisë do të duhet të angazhohen në një hetim të thelluar pse mungojnë medikamentet pranë Onkologjikut dhe shërbimet e tjera spitalore? Pse Ministria e Shëndetësisë nuk mori masa ndonëse prej muajsh opozita, qytetarët dhe mediat kanë denoncuar situatën e rëndë në Onkologjik dhe në sistemin tonë shëndetësor?
Është provë besimi për SPAK që kësaj problematike skandaloze të mungesës së medikamenteve, të mostrajtimit shëndetësor të duhur, vjedhjeve dhe abuzimeve ti japë përgjigje me forcën e ligjit”, u shpreh ajo.
Gjegji kërkoi edhe një interpelancë urgjente me ministren Albana Koçiu për rastin.
E vërteta e shëndetësisë, e Onkologjikut, e shërbimeve të reduktuara, apo e mungesës së ilaçeve duhet kërkuar sipas Gjergjit tek përgjegjësit kryesor, që për të janë qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë./ CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, akuzoi...
Kryeministri Edi Rama sulmoi këtë të mërkurë SPAK-un d...
Këtë të mërkurë u bë konstituimi i Komisionit të Posaç...
Këtë të mërkurë është mbledhur për herë të parë Komisi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Tashmë nuk ka as më të voglin dyshim asnjë socialist, ...
Këtë të martë, në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur s...
Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht drejtuesi politik ...
Taksa për profesionet e lira, e paditur në Gjykatën Ku...
Mediat e inceneratorëve, në shërbim të kryebashkiakut ...
Këtë të hënë janë parashikuar të mblidhen 6 Komisione ...
Partia Demokratike ka dënuar vendimin e qeverisë, për ...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reag...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, renditi këtë të hënë në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndeshjen e Shqipë...
Kreu i PL-së, Ilir Meta i është futur seriozisht blegt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli pas...
Prej kohësh është aluduar se ish-kryeministri Sali Ber...
Ish-kryeministri Sali Berisha i mbylli Lulzim Bashës d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur derën për Lul...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...