web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erla Mëhilli tall Lapajn: Nuk shitet vjehrri

29 Prill 2025, 13:32, Politikë CNA

Erla Mëhilli tall Lapajn: Nuk shitet vjehrri

Adriatik Lapaj është i gatshëm të shesë edhe vjehrrin e tij. Në emisionin "Now" moderatorja Erla Mëhilli është tallur me Lapajn pikërisht për këtë fakt.

Teksa është gozhduar nga Ylli Manjani për shkak të akuzave që rëndojnë mbi vjehrrin e tij, Lapaj thotë se nuk e ka aspak problem nëse vjehrri i tij shkon para drejtësisë apo akuzohet.

Pas kësaj deklarate, Erla Mëhilli tallet me Llapajn duke i thënë: "Po nuk shitet vjehrri kështu tani".

Pjesë nga përballja në emision

Manjani: Kë institucion?

Lapaj: Atë dokumentin që thoni ju që paska probleme e ka dokumenti…

Manjani: Vendimi i vetingut.

Lapaj: Eee…

Manjani: E ke online, unë nuk doja të thosha emra se nuk është etike.

Lapaj: Do të thotë që nuk ka pasur ndonjë problem për mua sa kohë s’më kanë çuar gjëkundi.

Manjani: Nuk rri populli të lexojë vendimet e vetingut.

Lapaj: Jo, institucionet.

Manjani: Jo ti, shkon vjehrri juaj.

Lapaj: O, po të shkojë more.

Erla: O Lapaj po nuk shitet vjehrri kështu tani.

Lapaj: Po pse po ta shkel ligjin, si nuk shitet, po ça prisni ju që t'i them unë meqenëse është vjehrri im.../ CNA





Lajmet e fundit nga