Mesazh për rastin "Veliaj"?/ Rama: Nxirret vendimi nga gjykata për ta pezulluar nga çdo funksion publik, mbi bazën e një hipoteze
Në vijim të fjalimit të tij, në asamblenë e socialistëve, ...

Kryeministri Edi Rama ka shprehur nevojën për të hapur zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Rama bëri me dije shkarkimin e Veliajt.
"Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta për ditë e për natë. Unë nuk i heq absolutisht asnjë meritë kryetares në detyrë, për sa ka bërë në këta 7 muaj anomalie totale institucionale të paprecedent për kryeqytetin. Përkundrazi, e falënderoj për përkushtim, por sot ne duhet të marrim vendim, një vendim politik, për t'i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë.
Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmi ligjor të shkarkimit të krye bashkiakut të zgjedhur, pavarësisht dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja.
Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga marrja e një vendimi të tillë, por Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një trup pa kokë dhe qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin më as 7 ditë tjera, pa e ditur se ç'do të bëhet me drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Të dashurit e mi, unë kam shumë besim që për shumë arsye, të cilën mendoj se nuk ka nevojë t'ua shtroj një për një, sepse të gjithë e njohim, e çmojmë nga afërsia e punës me të, ose nga distanca, por gjithnjë me respekt për integritetin në kryerjen e çdo detyre, për profesionalizmin e spikatur dhe mbi të gjitha, pastaj për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik, luajalitetin ndaj kolegëve, kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të kësaj familje të madhe dhe për vëmendjen, pavarësisht nivelit dhe shtresës sociale ndaj çdo njeriu nëpër Shqipëri, që e kanë lidhur detyrat në tërë këto vite punë, që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës.
Ogerta është forca e qetë e tironses, denbabaden, e punonjëses dhe më tej drejtueses së dikurshme të punëve sociale në Bashkimin e Tiranës, e gruas dhe nënës që ka rritur vajzat e saj të shkëlqyera në këtë qytet, e qytetares dhe menaxheres shembullore që nevojitet në këtë situatë, për të kuruar plagët e hapura të qeverisjes së çalë të këtij viti, tejet të vështirë për kryeqytetin, si dhe për të çuar përpara punën tonë transformuese për Tiranën 2030, kryeqytet i Europës së Ballkanit.
E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë, mbase më të gjatë kësaj here, këtë bombë të pa lajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për Partinë Socialiste si lokomotiva për servisin e vet të vetëm.
Prandaj, Partia Socialiste nuk ka më as si pret, as ça pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngjitur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur.
Duhet të më besosh ti dhe duhet të më besojnë të gjithë, nuk kemi ku edhe pse e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm për t'i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për t'i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më optimale. Kështu që është radha jote, e nderuar dhe e dashur Ogerta, ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizuar në të gjitha detyrat sfiduese, ku ke spikatur deri tani. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim, fillimisht duke u vënë në rresht pas teje për të marrë votëbesimin e merituar nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të Partisë Socialiste, siç morëm edhe falë drejtimit tënd të mençur një mandat më shumë në 11 maj, duke realizuar objektivin për Tiranën", tha ndër të tjera Rama./ CNA
Në vijim të fjalimit të tij, në asamblenë e socialistëve, ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë në qëndrimin e tij s...
Kryeministri Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se SPAK-u është krena...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamble d...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapje të ...
Ermal Dredha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për mbl...
Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së kanë filluar të mb...
Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar në të ...
Ermal Dredha, me një letër të publikuar në rrjetet sociale...
Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së V...
Pak orë para para mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kryemin...
Ditën e sotme mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku ...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në Syri ...
Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin e Çim Pekës ësh...
CNA raportoi mbrëmjen e kësaj të mërkure dorëheqjen ng...
Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen. L...
Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga detyra drejtorin e ...
Sot ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në n...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...