Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Gazeta "Nacionale" përmes burimeve të saj ka marrë disa të dhëna mjaft rënduese e shqetësuese që prekin në mënyrë direkte raportet mes Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Rama. Kësaj here, “bomba” është plasur nga kryeministri i Shqipërisë.
Burime të gazetës "Nacionale" kanë bërë të ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur në mënyrë të papranueshme në lidhje me Qeverinë Kurti II në një prej takimeve të mbajtura në Ohër në kuadër të Samitit të "Ballkanit të Hapur".
“Do ta rrëzoj Albin Kurtin (nga pushteti) deri në shtator”, - është fjalia që ka dalë nga goja e kryeministrit shqiptar, dhe që është thënë para disa prej funksionarëve shqiptarë që ishin pjesë e takimit të Ohrit.
Ky takim është mbajtur më datën 8 qershor.
Në Samitin e "Ballkanit të Hapur" i pranishëm ishte edhe kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, lideri i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, zv. Kryeministri i qeverisë maqedone Artan Grubi dhe të tjerë funksionarë shqiptarë në tri qeveritë e shteteve tona fqinjë (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut).
Për fjalët e thëna nga Rama në këtë takim, burimet i kanë thënë "Nacionales" se madje ekziston edhe një audio-incizim.
Mbledhja e sotme në Prishtinë me fillin te një skandal i para dy viteve në Tiranë
Një tjetër mbledhje duket se do të ndodhë në lokalin Soma në Prishtinë.
Kryeministri i Shqipërisë ka ftuar disa eksponentë që i sheh si kundërshtarë të kryeministrit Kurti në një ndejë joformale.
Si duket, kreu i Ekzekutivit shqiptar ka nisur edhe të materializojë fjalët e thëna më 8 qershor në Ohër.
Burime të "Nacionales" kanë bërë të ditur se ky takim në Soma do të organizohet nga gazetari Baton Haxhiu. Pikërisht Haxhiu ishte bërë mollë sherri në takimin e parë zyrtar të Kurtit si kryeministër më 11 shkurt të vitit 2020 sa ishte pjesë e Qeverisë Kurti I.
Në këtë takim, thonë burimet, Kurti i kishte kërkuar Ramës që të distancohej nga gazetari Baton Haxhiu pasi sipas tij ai po “helmonte marrëdhëniet mes tyre”. Kryeministri Rama është shprehur jashtëzakonisht i pezmatuar.
Në daljen e tyre para gardës kombëtare, asnjëri nuk kishte mundur ta fshihte acarimin e madh që kishin pasur me njëri-tjetrin siç mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme.
Në lidhje me këtë ndejë që pritet të ndodhë rreth orës 21:00, gazeta "Nacionale" do t’ju mbajë të informuar në kohë reale.

Fragment konteksti
Kryeministri Albin Kurti, në prillin e vitit të kaluar u bë edhe zyrtarisht kundërshtar i Edi Ramës në Shqipëri duke garuar në zgjedhjet parlamentare shqiptare me tre kandidatë për deputetë.
Rama nuk kishte dhënë ndonjë koment të ashpër negativ në lidhje me përfshirjen e Kurtit në politikën e brendshme të Republikës së Shqipërisë, por marrë parasysh zotimin e lartpërmendur e bërë më 8 qershor në Ohër, del se nuk e ka pritur aspak mirë.
Kryeministri i Shqipërisë, komentojnë burimet e "Nacionales", po shoqërohet me eksponentë të ndryshëm që janë armiqësorë ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.
Ai sot ka vizituar Kosovën dhe nesër pritet të jetë pjesë e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, por në një atmosferë aspak të mirë për shkak të raporteve ndërpersonale.
Rama ka vizituar disa biznese të biznesmenëve Devolli, që në të kaluarën ishin piketuar si “oligarkë” dhe monopolizues nga ana e kryeministrit të Kosovës. Ndërkohë që pritet të takojë edhe familjarët e ish-kundërshtarëve politikë të Kurtit që ndodhen të paraburgosur në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit. Ditë më parë, Tirana ia doli të merrte nga Prishtina festivalin "Sunny Hill" që organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i pop-yllit kosovar, Dua Lipa. Edhe në lidhje me këtë çështje ka pasur përplasje mes eksponentëve të të dyja qeverive.

Kurti e nisi sherrin
Përkundër që deklarata e Ramës është e papranueshme, sherri mes tij dhe kryeministrit Kurti nisi qysh moti – madje para se të bëhej kërkesa për distancimin nga Baton Haxhiu dhe para se të garohej në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.
Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes si Elvis Hoxha, Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Hysamedin Feraj e të tjerë, vazhdimisht kanë kritikuar e sulmuar politikisht qeverinë e Edi Ramës.
Kritik ndaj Ramës ishte shfaqur edhe vetë kryeministri Albin Kurti, por megjithatë duke mos pasur deklarata publike të kësaj përmase.
Ndërkohë, edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani është kritikuar për qëndrimin e saj ndaj Ramës dhe qeverisë shqiptare që u reflektua me prerjen e fytyrës së tij në një fotografi të ndarë në rrjete sociale./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Bashkitë e vendit janë në kolaps ekonomik dhe kryemini...
Rritja e çmimit të naftës ka sjellë një zemërim te qyt...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në lid...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reagua...
Një ditë më parë CNA.al, publikoi një dokument, i cili për...
Deputetja e PD, Lindit Metaliaj ka publikuar pamje nga...
Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar qeverinë ...
Kryeministri Edi Rama ndodhej pasditen e së dielës në ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin El...
Vetëm pak minuta më parë, ka ardhur reagimi i parë nga...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është pye...
Deputetja e PD Grida Duma u ka drejtuar një thirrje të...
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka qenë në një ta...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi CNA.al d...
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD Ivi Kaso ka rea...
CNA.al ka zbuluar se Xhuljana Agim Dumani, motra e Nur...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka shenjëstruar...
Kryeministri Edi Rama, ka ndaluar në qytetin e Peshkop...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...