Meta tallet me Lulin/ Basha edhe kur fle gënjen
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur me nota ironie dhe ta...

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një gënjeshtër të madhe dokumentarin e “Rai 3” për Shqipërinë.
Rama tha në një dalje televizive se dokumentari ishte produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavdishme të kohës italiane.
“Ishte një produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavdishme të kohës italiane, ku sa herë fliste albanesi, fliste vrasës, fliste për prostituta, fliste për hajdutë dhe për Shqipërinë si atdheu i krimit dhe i të gjithë të këqijave. E dyta nuk është një badi beko. Reagim në funksion të së vërtetës, të së vërtetës së thjeshtë. Se ndër shumë gënjeshtra që u thanë aty, u tha edhe një gënjeshtër shumë e madhe, që viktima e atij agresioni dhe viktima kryesore ishte sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishin refuzuar të përgjigjeshin, kishin refuzuar te jepnin opinionin e tyre. Ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Kam marrë përgjigje me shkrim, sepse pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur, në afatin e përcaktuar prej atyre vetë. Dhe kulmi është që pasi e thonë këtë gënjeshtër vetë në emision duke krijuar një moment tjetër të hijes së dyshimit për gjithë atë konspiracion të ngritur mbi mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike dhe mediatike të Tiranës, shfaqen edhe këtu në një kanal të ujërave të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve, sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk denjuan të kthejnë. E pra kjo është skandaloze. Është normale që për këtë të reagohet”, u shpreh ai.
Kreu i qeverisë deklaroi se nuk i bëjnë përshtypje sulmet, por theksoi se nuk mund të heshtë përpara një dokumentari që përbalt Shqipërinë.
“Jam mësuar me sulmet dhe të them të drejtën nuk më bëjnë përshtypje si sulme dhe nuk më prekin se janë sulme, por në këtë rast si në çdo rast kur sulmohet Shqipëria, kur përbaltet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve nga të huajt në jnë dritë të tillë unë revoltohem. Nëse do kishte qenë për mua personalisht nuk do kisha bërë asnjë reagim. Siç nuk bëra asnjë reagim që aty ishte përfshirë edhe familja ime, madje edhe pastaj sqarova që nuk po hyj tek ajo pjesë. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundur që unë të mos reagoj”, tha kryeministri.
Sa i përket komunikimit të tij me drejtorin e “Rai 3”, Rama u shpreh se nuk iu ankua, por e vuri në dijeni se ka ndodhur “një skandal i madh deontologjik dhe etik”./ CNA
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur me nota ironie dhe ta...
E gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës dhe institucio...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
44 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për të ...
Të mërkurën, në një konferencë për mediat kreu i PD-së...
Në një konferencë për mediat kreu i PD-së së Vulës, Lu...
Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij në për dokumen...
Të mërkurën, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë d...
Emisioni "Report" në "Rai3" ka publikuar përgjigjiet e...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ës...
Lideri demokrat, Sali Berisha u shpreh sonte se megjithëse...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij të mbr...
Lulzim Basha është avokati në heshtje i drejtorëve haj...
CNA publikoi ditën e sotme një foto, kur shihej mesazhi që...
Fitim Zekthi, analisti i Lulzim Bashës i dënuar për ma...
Prej disa ditësh, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Ve...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Vijojnë debatet në mbledhjen e Komisionit Hetimor për ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, në një deklar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...