Pamje nga takimi/ Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Aman, kryeqy...

Në Ditën e Rinisë, 8 Dhjetor, deputeti Belind Këlliçi ka ngritur alarmin për situatën e të rinjve në vend, duke e cilësuar atë tejet problematike dhe të karakterizuar nga dëshira masive për emigrim.
Sipas Këlliçit, të dhënat e një ankete të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale tregojnë se 79% e studentëve shqiptarë shprehin dëshirën të largohen nga vendi, ndërsa 40% e klasës së mesme, shtresa më produktive e shoqërisë, mendon të emigrojë.
Ai theksoi se këto shifra po ndikojnë drejtpërdrejt në arsimin parauniversitar, ku numri i nxënësve është në rënie të vazhdueshme dhe shumë shkolla, veçanërisht në zonat rurale, janë mbyllur. Edhe arsimi i lartë, sipas tij, vuan nga mungesa e cilësisë, duke çuar studentët drejt pasivitetit dhe synimit për të gjetur një të ardhme jashtë vendit.
Këlliçi u shpreh se të rinjtë nuk e shohin diplomën si një mjet për sukses në tregun e punës dhe, sipas tij, mesazhet politike që sugjerojnë emigrimin si zgjidhje, vetëm sa përkeqësojnë situatën.
Në ekonomi, deputeti vuri në dukje se bizneset po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke u detyruar të kërkojnë punonjës nga vende si India, Bangladeshi apo shtete afrikane. Njëkohësisht, sipas tij, profesionistët dhe zanatçinjtë po bëhen gjithnjë e më të rrallë në qendrat urbane.
Ai shtoi se mungesa e perspektivës ka çuar një pjesë të të rinjve drejt varësisë nga droga apo përfshirjes në aktivitete kriminale, ndërsa organizatat kriminale, siç u shpreh ai, me bekim qeveritar, paraqiten si rrugë e shpejtë për t’u çliruar nga varfëria.
Megjithatë, Këlliçi deklaroi se ka dritë në fund të tunelit, duke theksuar se Shqipëria ka potenciale të mëdha zhvillimi, të cilat mund të shfrytëzohen vetëm përmes reformave të thella dhe angazhimit të të rinjve.
“Shqipëria mund ta shpëtojë veten. Të rinjtë mund ta shpëtojnë veten”, u shpreh ai, duke i ftuar të rinjtë të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në vend.
Këlliçi mbylli mesazhin e tij duke uruar 8 Dhjetorin dhe duke përgëzuar të rinjtë që kanë vendosur të vazhdojnë përpjekjet për ta afruar Shqipërinë me standardet europiane.
Deklarata e Belind Këlliçit
Dita e Rinisë pa rini
8 Dhjetori e gjen shoqërinë shqiptare në një situatë tejet problematike sa i takon rinisë.
Shifrat e dëshirës për të emigruar janë në nivele alarmante, ku 79% e studentëve deklarojnë se kanë dëshirë të largohen, nga një anketë e Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale.
Klasa e mesme, shtresa më produktive e shoqërisë dhe ajo që nxit zhvillimin demografik dhe ekonomik të një vendi, deklaron se ka dëshirë të emigrojë në masën 40%.
Këto shifra tregojnë për një tendencë masive të ikjes, e cila sigurisht që sjell pasojat e saj sociale, ekonomike dhe politike.
Nxënësit në arsimin parauniversitar janë pakësuar, me fenomenin gjithnjë në rritje të shkollave të mbyllura, sidomos në fshat.
Arsimi universitar nuk është në cilësinë e duhur dhe studentët, të cilët do të duhej të ishin të parët të interesuar për ta reformuar, ndihen indiferentë dhe presin rastin të emigrojnë.
Arsimin nuk e shohin të lidhur me tregun e punës dhe diplomën të pavlerë për një jetë të suksesshme.
Xhanëm, cila alternativë u jepet?
Vetë Kryeministri ju premton “pasaportën europiane” si zgjidhje për çdo hall, nëpërmjet largimit.
Kjo situatë ka krijuar problemet e veta të pashmangshme edhe në tregun e punës, në produktivitet, në frenimin e rritjes.
Bizneset në sektorë si ndërtimi, industria apo turizmi po hasen me mungesë të fuqisë punëtore dhe po përpiqen ta marrin atë nga vende të huaja si India, Bangladeshi apo shtete afrikane.
Profesionistët, zanatçinjtë mungojnë në qendrat urbane aty ku ka më shumë nevojë.
Rinia shqiptare është e keqinformuar, e keqorientuar, e dëbuar.
Shumë prej të rinjve kanë përfunduar jo vetëm përdorues të drogës, por edhe ushtarë apo punëtorë krahu të krimit të organizuar, i cili me bekimin qeveritar e shfaq veten si e vetmja shkallë sociale dhe mënyrë e shpejtë për të dalë nga varfëria.
A ka një dritë në fund të tunelit?
Sigurisht që po.
Shqipëria nuk është një vend gjeografikisht i varfër, historikisht i pashpresë apo institucionalisht i destinuar për dështim.
Shqipëria i ngërthen në vetvete energjitë për t’u rinovuar, për t’u rritur, për të ndryshuar.
Kjo sigurisht që do të kërkojë reforma strukturore, por asnjë prej këtyre reformave nuk mund të jetësohet pa një angazhim real, të drejtpërdrejtë dhe me vullnet të lirë të të rinjve.
Shqipëria mund ta shpëtojë veten.
Të rinjtë mund ta shpëtojnë veten.
Me energjinë, talentin, përkushtimin, idealizmin e moshës.
Thjesht duhet t’i bëjnë vetes pyetjet:
Nëse jo sot, kur?
Nëse jo unë, kush?
Gëzuar 8 Dhjetorin, ju të rinj që keni vendosur të vijoni betejën në vendin tuaj e ta bëni Shqipërinë një vend europian!/ CNA
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Aman, kryeqy...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të rinjve që...
Deputeti demokrat, Eno Bozdo, ndau sot qëndrimet e tij lid...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, u ndal sot te situa...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka ndarë një mesazh me ra...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh për 8 Dhjet...
Deputeti demokrat, Luan Baçi komentoi sot lidhur me protes...
Deputeti demokrat, Luan Baçi deklaroi sot se veprimi më i ...
Politologu Ermal Hasimja komentoi sot situatën në të cilën...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me situ...
Kreu i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu akuzo...
Demokrati i famshëm korçar, Ilir Vrenozi ka shprehur sot n...
Sot në SHBA është Dita Kombëtare e Përkujtimit të Pearl Ha...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës” në po...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit të...
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur lidhur...
Europa ndodhet në një moment kritik për arkitekturën e saj...
Unioni Internacional Demokratik ka miratuar në forumin vje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...