web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rama mbahet nga pastrimi i parave"/ Mediu: Qeveria, si një gjueti shtrigash kundër opozitës

7 Dhjetor 2025, 19:29, Politikë CNA

"Rama mbahet nga pastrimi i parave"/ Mediu: Qeveria, si një

Kreu i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu akuzoi sot qeverinë se po vepron si një gjueti shtrigash kundër opozitës.

I ftuar në “Syri Tv”, Mediu u shpreh se një faktor vendimtar për mbajtjen e pushtetit nga ana e kryeministrit Edi Ramës në Shqipëri, dhe njëkohësisht që ka një ndikim të thellë në ekonominë shqiptare është pastrimi i parave.

“Grupi i partive të cilat bëjnë pjesë, janë një peshë e madhe politike në të gjithë sferën politike, domethënë jo vetëm europiane por dhe botërore, në mënyrë të veçantë asaj amerikane. Dhe po t'i rendis një nga një, çështjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme, duke filluar nga, si të themi, njësimi i shtetit me partinë në pushtet dhe kulmin në manipulimin e procesit zgjedhor, për të vazhduar pastaj me përdorimin e drejtësisë për qëllime politike dhe njëkohësisht me persekutimin e liderëve të opozitës përpara fillimit të procesit zgjedhor, me qëllim të qartë për të shmangur opinionin publik nga, domethënë, problemet e qeverisë dhe për ta hedhur atë drejt një gjuetie shtrigash kundër opozitës, për të vazhduar pastaj më tej me probleme të cilat janë jashtëzakonisht të rënda përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë të veçantë karteleve të drogës, të cilat cenojnë jo vetëm sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit, por shumë më tepër se sa kaq.

Dhe janë kthyer në një vend, në një faktor vendimtar për mbajtjen e pushtetit nga ana e Edi Ramës në Shqipëri, dhe njëkohësisht ka një ndikim të thellë në ekonominë shqiptare nëpërmjet pastrimit të parave, i cili tashmë është një fakt jashtëzakonisht i dukshëm në të gjithë investimet që bëhen në Shqipëri. Por veç kësaj, kjo rezolutë ka ofruar edhe, domethënë, mundësitë për zgjidhje. Dhe thjesht për sa i përket çështjes së zgjedhjeve, është jo vetëm reforma zgjedhore, ku opozita duhet të jetë shumë e fokusuar se çfarë kërkon dhe si e kërkon në bashkëpunim me të gjithë partitë e tjera opozitare, dhe këtë e theksoj, me të gjithë partitë e tjera opozitare, dhe për të parë pastaj edhe kush është rregulli për ta shkëputur qeverisjen nga partia në pushtet. Dhe unë nuk mendoj që shqiptarët mund të jenë në një standard më të ulët se sa Maqedonia, dhe qeveria ‘care-taker’ duhet të jetë një proces i cili duhet të negociohet dhe jo vetëm duhet të deklarohet nga ana e opozitës.

Kjo rezolutë, për më tepër ka ardhur pas një seance dëgjimore që u bë në Kongres, në komisionin për çështjet europiane, drejtuar nga kongresmeni Keith Self, i cili në fjalën e tij theksoi se mbas 10 vjetësh, 10 vjet reformë në drejtësi, problemet duket që janë jashtëzakonisht të rënda përsa i përket sigurisë juridike dhe interesave të qytetarëve shqiptarë. Nga 16,000 çështje të cilat kanë qenë përpara se të fillonte kjo reformë, janë tashmë mbi 200,000 çështje dhe koha për të marrë vendim është 8 deri në 15 vjet, në një kohë që ka qenë deri në 3 vjet. Pra situata është agravuar. Pra edhe pastaj me dëshmitë që bëri zoti Edëard Joseph, foli për tendencat për shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri, të cilën domethënë e kishim një fakt në Shqipëri, dhe më tej pastaj edhe për problemet e persekutimit politik të opozitës. Në takimin e IDU-së, unë e vura theksin qartë, sepse një nga debatet që kemi bërë në IDU, në forumin që zhvillohet çdo vit në Ëashington, ka qenë tendencat në rritje të autoritarizmit politik. Dhe unë e theksova që Shqipëria është tërësisht në autoritarizëm politik.

Në pamundësi për të zhvilluar ekonominë, në një vend ku largohen çdo ditë e më tepër shqiptarët, dhe bëra dhe një krahasim me atë që, domethënë, disa kolegë të fortë të Frateli d'Italia-s që ishin prezent, Caludio Fidanxa, europarlamentar, tha që nuk vijnë më refugjatë ose emigrantë të paligjshëm nga Afrika në Itali se kanë frikë se përfundojnë në Shqipëri. Pyetja është pse kanë frikë? Kanë frikë se në Shqipëri nuk ka standardet që ata kërkojnë, qoftë edhe për atë standard që ata kanë në Afrikë. Pra ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Pra Shqipëria përdoret si një vend, domethënë për t'i ngjallur frikën të tjerëve dhe jo si një vend shprese dhe besimi. Prandaj kanë ikur edhe mbi 1.3 milion shqiptarë që nga viti 2013 kur Rama ka ardhur në pushtet. Pra janë një seri gjërash dhe faktorësh të cilët duhen analizuar.

 Dhe unë mendoj që vlera e kësaj rezolute dhe ajo që ndodhi në kongres, është për të sjellë në vëmendjen e partnerëve tanë problemet të cilat ka Shqipëria. Por njëkohësisht edhe për të bërë një ballafaqim edhe me ata njerëz, qoftë e në Bashkimin Europian, të cilët e shikojnë Shqipërinë si një gjë të sipërfaqshme, pa vlerë, ku mund të thonë ç'të duan pa lexuar dhe letrat që ata kanë përpunuar vetë, siç është raporti i OSBE/ODIHR-it. Kjo është një përpjekje që opozita duhet ta bëjë me këmbëngulje, besoj jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duhet ta bëjë edhe në Europë, edhe në vende të tjera. Unë kam vazhduar takimet në kongres, domethënë... Jo vetëm me kongresmenin Self, me senatorin Coons, me disa anëtarë të kongresit e të gjithë. Të gjithë, domethënë, janë të bashkuar në këtë valën e shqetësimit për sa i përket situatës në Shqipëri, edhe përdorimit të, domethënë, të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në një lloj mënyre për ta çuar Shqipërinë, domethënë, në një, pothuajse, në një pozicion shkatërrimi të opozitar dhe domethënë të rritjes së tendencës, domethënë, autoritariste të një qeverie tërësisht të majtë, që s'ka asnjë gjë të përbashkët me interesat e shqiptarëve”,-tha Mediu./CNA





Lajmet e fundit nga